Tuesday, March 28, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjerohet skandali i Unazës së Madhe: Ja emrat e oligarkëve që kanë marrë paratë dhe kush qëndron pas tyre

Skema është e qartë pasi tregon ndarjen e parave në mënyrë vertikale me ministrat, apo me baronët e krimit që kanë bërë që tenderi të fitohet nga këto subjekte.

2021/09/13
A A
Zgjerohet skandali i Unazës së Madhe: Ja emrat e oligarkëve që kanë marrë paratë dhe kush qëndron pas tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Thellohet skandali i tenderave që janë dhënë për zgjerimin e Unazës së Madhe të Tiranës, përkatësisht pjesën që lidh sheshin ‘Shqiponja’ me Lumin e Tiranës e Bulevardin e ri dhe pjesa që lidh Shkozën me Kodrën e Priftit.

Edhe pse në pjesën e ndërtuar tek zona e Astirit dy vjet më parë shpërtheu një tjetër skandal, ai i falsifikimit të dokumenteve zyrtare, për t’i dhënë kompanisë së Bashkim Ulajt një tender shtesë, dosje e cila është në SPAK dhe nën hetim, skandali është thelluar edhe më shumë në pjesën tjetër të Unazës së Kryeqytetit.

Unaza është ndarë në 8 lote, në një mënyrë skandaloze, ku kriteret dhe procedurat teknike, janë plotësuar nga vetë kompanitë. Janë pikërisht të njëjtat kompani që gjithë këto vite kanë marrë punë publike ekskluzive nga qeveria, por që brenda janë përfshirë edhe bandat më të famshme kriminale në vend si edhe disa ministra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Dy nga bandat më të mëdha në vend, ajo e Durrësit dhe e Lushnjës janë pjesë e lojës duke u kacafytur mes njëri tjetrit për të gllabëruar miliona.

Në lojë është natyrisht edhe Gaz Demi, klienti i përhershëm i qeverive, i cili mbron interesat krushkut të tij, oligarkut Rrok Gjoka.

Pikërisht pas këtij tenderi skandaloz, një pjesëmarrës në garë, kompania “Vëllezërit Hysa” ka dërguar në SPAK një denoncim, ku bën thirrje për hetime, ngaqë është shkelur kryekëput ligji i prokurimeve publike.

Po si janë ndarë milionat e Unazës, sa për ilustrim?

Loti 1 është marrë nga kompania Salillari, një klient i përhershëm i Edi Ramës; loti 2 nga kompania 4AM, e suportuar nga një grupim mafioz afër ministres Balluku; loti 3 nga kompania e Rrok Gjokës së famshëm; loti 4 i është dhënë kompanisë 2 T me lidhje të forta në Ministrinë e Brendshme; loti 5 i është dhënë sërish një klienti të qeverisë dhe mediave, kompanisë Gjikuria; loti 6 është marrë nga kompania e Sadri Abazit; loti 7 nga Gener 2 e Bashkim Ulajt dhe loti 8 nga GKP e Paqësor Buzit me lidhje të fuqishme mafioze.

Lexo edhe :  U kap me 52 mijë paund kokainë, ky është 37-vjeçari shqiptar që u kap në Angli
Powered by Inline Related Posts

Pas çdo loti përfshihet një ministër apo një bandë e fuqishëm në pushtet, që ka fuqi më të madhe edhe se një ministër.

Përveç Bandës së Lushnjës e të Durrësit, grupit të Gaz Demit, këtu në lojë duke u përleshur është edhe Banda e Belindës, e cila është një grupim shumë i rrezikshëm kriminal, ku përfshihen trafikantë të rëndësishëm të narkotikës dhe pjesëtarë të forcave të policisë.

Kjo bandë e provoi veten në zgjedhjet e 25 prillit, ku Balluku punësoi në administratë e polici, njerëz të inkriminuar e të lidhur me trafiqet.

Rama i frikësohet një denoncimi nga opozita të këtij skandali, ndaj ka dërguar njerëzit e tij oligarkë, për të mikluar opozitën e Lulzim Bashës, por edhe televizionet kryesore në vend, të cilët janë urdhëruar që të mos publikojnë, ose të mos e fryjnë çështjen, nëse e hap ndonjë zë i pavarur.

Ndërkaq, pritet që së shpejti në SPAK të dërgohen fakte që kanë të bëjnë me lidhjen e këtyre kompanive që kanë fituar tenderët me njerëz të qeverisë, apo eksponentë të lartë të krimit të organizuar në vend.

Skema është e qartë pasi tregon ndarjen e parave në mënyrë vertikale me ministrat, apo me baronët e krimit që kanë bërë që tenderi të fitohet nga këto subjekte.

Në ditët në vazhdim, do të sjellim edhe fakte të tjera të këtij skandali, që tregon edhe njëherë se gjithçka është përqëndruar në pak duar që gllabërojnë paratë e qytetarëve…/pamfleti

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Me 72 vota pro, Taulant Balla merr postin e rëndësishëm në PS

Next Post

Policia gjermane shkatërron bandën shqiptare të drogës në Ruhr: Sekuestrojnë marijuanë për përdorim

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Policia gjermane shkatërron bandën shqiptare të drogës në Ruhr: Sekuestrojnë marijuanë për përdorim

Policia gjermane shkatërron bandën shqiptare të drogës në Ruhr: Sekuestrojnë marijuanë për përdorim

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

1 month ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !