Tuesday, March 28, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet baza e trafikimit të emigrantëve në Tiranë, goditet grupi i trafikantëve të emigrantëve drejt BE.

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me operacionin "Complex", gjatë të cilit janë sekuestruar 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete dhe një shumë parash.

2021/09/04
A A
Zbulohet baza e trafikimit të emigrantëve në Tiranë,  goditet grupi i trafikantëve të emigrantëve drejt BE.
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – 5 persona janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë procedurat penalisht, pasi akuzohen se ndihmonin emigrantët e paligjshëm për t’u strehuar në Shqipëri. Sot, Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me operacionin “Complex”, gjatë të cilit janë sekuestruar 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete dhe një shumë parash. Të arrestuarit, janë identifikuar si: Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe, Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, dhe Rigers Vejsiu, 26 vjeç. Të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës. Kur mbërrinin në kryeqytet, i strehonin në hotelet e dy motrave në zonën e Laprakës dhe më pas i nisnin drejt Kukësit. Destinacioni i tyre final ishin vendet e Bashkimit Europian. Por përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, grupi kishte ngritur dhe një linjë tjetër trafikimi, me të huaj që kishin dokumentacion të rregullt dhe hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë operacioni policor “COMPLEX”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Sekuestrohen 72 pashaporta, 37 leje qëndrimi, 2 mjete identifikimi, 2 automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundraligjshme. Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “COMPLEX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. G., 26 vjeç, A. M., 24 vjeçe, D. Sh., 55 vjeçe, S. Sh., 64 vjeçe, dhe R. V., 26 vjeç.
Lexo edhe :  Një plumb dhe papagalli i ngordhur! Kërcënohet familja në Dhërmi: Kemi konflikt për pronat i implikuar dhe Klodjan Troci
Powered by Inline Related Posts

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga shtetaset D. Sh dhe S.Sh (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me shtetasin R. V (djali i shtetases D.Sh) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë,me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, këta shtetas, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta shtetas organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Këta shtetas dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Në vijim të operacionit, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës, janë kapur në flagrancë shtetasit S. G dhe A. M., me dy automjete duke transportuar katër emigrant të paligjshëm. Ndërkohë shtetasit D. N., dhe V. M., dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

PS ka dërguar në Presidencë shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër.

Next Post

Rritet numri i të shtruarve të infektuar , Hapet ‘Covid 3’, Manastirliu: Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situates.

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Rritet numri i të shtruarve të infektuar , Hapet ‘Covid 3’, Manastirliu: Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situates.

Rritet numri i të shtruarve të infektuar , Hapet ‘Covid 3’, Manastirliu: Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situates.

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

1 month ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !