Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se opozitën e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nuk e beson askush që është opozitë.
“Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm! Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar.
Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propoganda e saj”, shkruan Manjani.
Megjithë përpjekjet ekzibicioniste të qeverisë dhe mjeshtrave të propagandës që ajo ka, për të tërhequr vemendjen me qese në xhep, me fjalime idiote në Parlament, me vendime gjasme antiluks dhe njëkohësisht me lajme mbi makinën super luks të Ramës, prap qeveria nuk bëhet më lajm…
S’ka sesi, sepse të gjithë e dinë se këto janë muhabete kot. Sepse asgjë nuk ndryshon. Sepse qeveria ka në borderonë e saj edhe opozitën.
Njësoj si kur hyjnë si kur dalin nga Parlamenti. Si opozita e kërpëratës si e Lulzim Bashës. Asnjë dallim
Edhe sikur të thotë mrekullira, kjo opozitë ska më pikë kredoje publike. Aq më tepër kur njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit… Zaten kur Luli i merr vendimet vetë, pa pyetur njeri ska se si të ketë një opozitë të bashkuar. Përkundrazi…
Mbi të gjitha kur opozita shantazhohet, qetësia e atij që keqqeveris nuk është më as lajm !
Dëm e shkuar dëmit, i bën tashmë personalisht Lulzim Basha opozitës dhe gjithë veprimit opozitar.
Luli tashmë është monument i rëndësisë së veçantë që ruhet nga qeveria dhe mbështetet nga propoganda e saj.
Discussion about this post