Tuesday, March 28, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Kronike

Vrasja e Hekuran Billës prokuroria kërkon pushimin e çështjes, dajë e nip mund të lënë qelitë.

2021/09/23
A A
Vrasja e Hekuran Billës prokuroria kërkon pushimin e çështjes, dajë e nip mund të lënë qelitë.
Share on FacebookShare on Twitter

Viktor Marku, Sebastian Mali, të ndaluar si persona të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, mund të lënë qelitë e paraburgimit brenda pak ditësh. Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes edhe për Adiola Lakrën. “Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip dyshoheshin nga prokuroria dhe kanë qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pasi dyshoheshin se kishin kryer vrasjen për motive gjakmarrje të Hekuran Billës.

Ky i fundit ishte dënuar nga autoritetet britanike për vrasjen e Prel Markut, vëllain e Viktor Markut pas një sherri për parkimet në Britaninë e Madhe. Ai kishte plagosur atje dhe disa persona të tjerë. Në 2007 Hekuran Billa ishte ndaluar në Danimarkë dhe më pas u ekstradua në drejtim të Britanisë së Madhe dhe prej andej në Shqipëri, por më pas u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës.

Pak muaj pasi rifitoi lirinë ai u ekzekutua më 19 plumba në rrugën “Prokop Mima”, teksa po kthehej në banesën e tij dhe do të kishte një takim me Adiola Lakrën me të cilën kishte një marrëdhënie intime. Prokuroria ka kërkuar zyrtarisht pushimin e kësaj çështje penale dhe shuarjen e masës së sigurisë për dy personat e arrestuar dhe për Adiola Lakrën, çka do të thotë që vrasja e Hekuran Billës rrezikon të arkivohet dhe mbetet pa autorë. Fjalën e fundit pritet ta thotë gjykatësja paraprake, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë”, tha Klodiana Lala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Por çfarë kanë deklaruar zyrtarët e policisë që kanë kërkuar në TIMS emrin e Billës?

“Ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë se 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar në sistemin TIMS emrin e Hekuran Billës, duke vëzhguar të gjitha hyrjet dhe daljet e tij nga territori i Republikës së Shqipërisë, por të gjithë kanë deklaruar se nuk kanë qenë në shërbim kur është kërkuar për emrin e tij, të tjerë kanë thënë se nuk e kanë idenë se kush është Hekuran Billa dhe për cilat arsye është kërkuar nga adresa e tyre emri i tij dhe të tjerë që thonë se e kanë kërkuar emrin e tij për arsye pune. Ky është një skandal i madh se si 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar emrin e një ish-të dënuari që u ekzekutua menjëherë pasi hyri në Shqipëri. Ai udhëtoi nga Belgjika në drejtim të Tiranës dhe më pas u ekzekutua me 11 plumba”, tha Lala.

Lexo edhe :  Covid-19/ 11 të vdekur dhe 539 raste të reja në 24 orët e fundit në vendin tonë
Powered by Inline Related Posts

Ajo shpjegoi më tej se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime të thelluara hetimore, ka pyetur disa nga shokët e viktimës të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me jetën e tij dhe kanë shpjeguar lëvizjet e fundit. “Është pyetur Ndrek Marku, vëllai i të arrestuarit Viktor Markut dhe Prel Markut të ekzekutuar nga Hekuran Billa, i cili ka deklaruar se vëllai i tij është vrarë nga Hekuran Billa, por se familja Billa nuk ka pasur asnjë kontakt për të kërkuar falje më pas me familjen e tij. Motra e Hekuran Billës deklaroi se Hekurani nuk i ka lejuar familjen që të kishin kontakte me familjen Marku, duke pretenduar se e kishte zgjidhur këtë çështje. Gjithashtu janë kryer kryer kërkime edhe jashtë vendit për Viktor Markun, i cili ka rezultuar se është dënuar në vitin 2013 nga autoritetet e huaja për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe është dënuar, i skeduar nga autoritetet në Francë për vjedhje në 2015. Një detaj interesant është fakti se policia ka kërkuar arrestimin dhe të Petrit Aliajt alias Xhekson Pusi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës, por sipas prokurorisë nuk ka rezultuar i lidhur me ngjarjen”, tha Lala.

Si arsyeton Prokuroria?
“Nga të gjitha të dhënat rezulton sipas prokurorisë se nuk ka pasur thirrje telefonike mes Markut, Lakrës dhe Billës ditët para dhe pas ngjarjes. Kamerat e sigurisë në zonën ku lëvizi Billa nuk japin rezultat dhe nuk identifikohen dot personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e tij. Po kështu telefoni i Viktor Markut rezulton i loguar në Tarabosh të Shkodrës ditën e ngjarjes. Sebastian Mali ka deklaruar se ditën e ngjarjes është ndodhur pranë qendrës tregtare ku u ekzekutua Hekuran Billa, por sipas prokurorisë nuk ka pamje filmike për shkak të ndërtimeve që të japin të dhëna të mëtejshme.
Janë sekuestruar dy celularët e viktimës, por nuk është arritur të çkodohen. Por përmes të dhënave nga qelizat telefonike nuk ka të dhëna të mjaftueshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ndaj dhe prokuroria kërkon pushimin e çështjes penale dhe shuarjen e masave të sigurisë.
Lirimi i tyre mund të sjellë dhe të rilind konflikte mes këtyre familjeve”, raportoi Lala.

Lexo edhe :  Papunësia mbetet ende në shifra të larta, më e lartë se viti 2019 para nisjes së pandemisë
Powered by Inline Related Posts
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Pamje të rënda, Një person nxjerrë armën dhe qëllon njerëzit në trotuar

Next Post

Doza e tretë e vaksinës Pfizer, EMA vendos në fillim të tetorit

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Doza e tretë e vaksinës Pfizer, EMA vendos në fillim të tetorit

Doza e tretë e vaksinës Pfizer, EMA vendos në fillim të tetorit

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

1 month ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !