Saturday, June 10, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Kronike

Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin

2022/05/05
A A
Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin
Share on FacebookShare on Twitter

Ish e dashura e Besmir Dedja konfirmon pohimet e të penduarit Ervis Bardhi për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012. Për krimin SPAK ka marrë të pandehur Etien Canin, Klajdi Dokolin, Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun.

Në Gjykatën e Elbasanit vijon gjyqi për vrasjen e babë e birë, Gentian dhe Nezir Beqiri, në vitin 2012. Për këtë ngjarje, SPAK pa marrë të pandehur Etien Cani, Klajdi Dokoli, Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Olsi Leku. Në seancën e radhës ka dëshmuar Joniana Hasani, ish e dashura e Besmir Dedes, shokut të Ervis Bardhit, që prej disa vitesh është bërë bashkëpunëtori i prokurorisë. Sipas rrëfimit të Ervis Bardhit, vrasjen e Gentianit, i cili ndodhej në “Arrest shtëpie” e ka kryer vetë Ervis Bardhi, i cili ishte shok me Beqirin dhe hynte e dilte në këtë banesë. Ndërsa vrasjen e babait të Gentian, Nezir Beqiri, e ka kryer Olsi Leku.

Joniana Hasani, ishte thirrur disa herë me radhë nga gjykata, por Policia e Shtetit, nuk kishte bërë të mundur gjetjen e saj. Pas disa muaj kërkimesh, Hasani është lokalizuar dhe më pas paraqitur në ambientet e gjykatës së posaçme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Hasani u ka thënë gjyqtarëve se disa vite më parë ka pasur një marrëdhënie shoqërore me Besmir Dedja. Ajo tregoi se për shkak të shoqërisë me këtë person, ajo kishte takuar 2 apo tre herë dhe shokun e të dashurit, Ervis Bardhin.

Sipas vajzës, si Dedja dhe Bardhi, konsumonin hashash. Ndërsa për ngjarjen e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit, Joniana Hasani, deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur dhe kush mund të ishte autori.

Dëshmitarja ishte thirrur nga prokuroria për të provuar njohjes mes Ervis Bardhit dhe Besmir Dedjas, person ky që bashkëpunëtori i prokurorisë ka treguar se pas vrasjes së dyfishtë në 25 gusht 2012, ai ishte larguar dhe strehuar në banesën e mikut të tij, Besmir Dedja.

Lexo edhe :  Ndryshojnë drejtuesit e policisë në qarqe/ Rikthehet Ardian Çipa
Powered by Inline Related Posts

Në seancën e djeshme, ishte thirrur dhe ish-punonjësi i policisë, Neshat Budani, që në 2012 ishte caktuar me shërbim ruajtje pranë banesës ku qëndronte, Gentian Beqiri, i cili ishte me “arrest shtëpie” për shkak të vrasjes së Sokol Çapjas në 2005.

Budani u transportua me ambulancë nga Elbasani në Gjykatën e Posaçme SPAK, pasi vuan nga sëmundja e diabetit. Budani nuk ka pranuar të flasë fare para gjykatës, duke treguar se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas daljes nga salla të këtij dëshmitari, trupi gjykues ngarkoi prokurorin e çështjes Behar Dibra, që të gjejë dhe paraqesë në seancën e radhës të 11 Majit, dy procesverbale të ndryshme të përpiluara nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Elbasan.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?

Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Konfliktet e fisit Çapja

Gjithçka nisi në vitin 2005. Mes killerit me pagesë Dritan Sheme dhe njërit prej vëllezërve Çapja në Elbasan dhe më konkretisht Sokolit ishte lidhur një kontratë vdekje, ku qëllimi ishte eliminimi fizik i Rezart Çelës, i cili në vitin 2005, po mbante shtrënguar Sokol Çapjen, për shumë makineta bixhozi në qarkun e Elbasanit, të cilat në fakt ishin në pronësi të një italiani të quajtur, Paolo Mazzuco. “Kontrata e vdekjes” ishte lidhur me një vlerë 30 mijë euro, ku fillimisht Sokol Çapja kishte dhënë një pagesë prej 15 mijë euro paradhënie dhe diferenca tjetër prej 15 mijë euro, do të merrej sapo Dritan Sheme, të kishte çuar deri në fund punën e marrë përsipër, vrasjen e Rezart Çelës.

Lexo edhe :  Rëndohet bilanci nga atentati në Elbasan, ndërron jetë te Trauma Ardian Çollaku
Powered by Inline Related Posts

Sheme, si një killer profesionit, ekzekutoi në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro. Mirëpo Sokoli, pasi u lirua nga Rezart Çela, hyri në një gjendje euforie dhe nuk donte t’ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen. Sokol Çapja, duke qenë i influencuar nga Kamer Mehja, i cili i thoshte Sokolit se nuk duhej të kishte frikë nga Dritan Sheme, i thoshte: “…nuk duhet të kesh frikë nga Dritani, i cili është i gjatë një metër e gjysmë, kurse ti je dy metra…”.

Tags: Ardian ÇapjaÇapjaElbasanFlorenc ÇapjaGentian Beqirigrupe kriminaleNezir Beqiri
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Media gjermane për mafian shqiptare: Drogë, armë, brutalitet dhe vrasje për nder

Next Post

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

3 months ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 months ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 months ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 months ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !