Monday, July 4, 2022
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Kronike

Vëllezërit Hysa’ fundosin Ramën, pallat privat me Rilindjen e Belshit, mashtrim me zbatimin e projektit, si e korruptuan Tomorr Kullollin për dosjen e Gjinarit

2022/03/09
A A
Vëllezërit Hysa’ fundosin Ramën, pallat privat me Rilindjen e Belshit, mashtrim me zbatimin e projektit, si e korruptuan Tomorr Kullollin për dosjen e Gjinarit
Share on FacebookShare on Twitter

Skandal korruptiv me projektin për Rilindjen e Belshit; Kujtim, Besnik dhe Flutura Hysa mashtruan me zbatimin e projektit, punime fiktive dhe me cilësi të dobët, ndërtuan një pallat për veten e tyre. Në 2018 u arrestuan për aferën e rrugës Elbasan-Gjinar, por paguan gjyqtarin Tomorr Kullollin për t’u mbyllur dosjen. Kanë disa dosje në SPAK dhe pritet të arrestohen

Pas projektit për transformimin dhe rilindjen e Belshit, i trumbetuar me aq pompozitet nga Edi Rama, fshihet një aferë edhe më flagrante se sa inceneratori i Elbasanit, i cili çoi në burg Lefter Kokën.

Protagonistë të kësaj afere janë kompania ‘Vëllezërit Hysa’ e skeduar për korrupsion, klientelizëm, falsifikime dhe krime mjedisore; kreu i Bashkisë së Gramshit Arif Tafani dhe disa deputetë të zonës, të cilët kanë vepruar nën hijen e Edi Ramës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Pse projekti i Rilindjes së Belshit është një aferë korruptive dhe pritet të çojë edhe një herë drejt qelisë pronarët e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’?

Nga një dosje që kemi siguruar, rezulton se punimet për transformimin e Belshit nga pronarët e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ Kujtim, Besnik dhe Flutura Hysa, janë të një cilësie të dobët, jashtë standardeve dhe në shkelje flagrante të kontratës.

Projekti “Ansambli Rilindja, Belsh”, ishte parashikuar të shtrohej me gurë troktolit, ndërsa ‘Vëllezërit Hysa’ e kanë shtruar me pllaka guri të marrë nga formacione shkëmbore ranore të imta dhe gëlqerorë, për të vjedhur paratë.

‘Vëllezërit Hysa’ kanë mashtruar edhe me volumet e kryera duke korruptuar Arif Tafanin.

Nga ana tjetër, kompania ‘Vëllezërit Hysa’ është shpallur fituese për zbatimin e projektit pa plotësuar kriteret, rrjedhimisht në kundërshtim flagrant me ligjin. Skandali thellohet pasi edhe projekti i zbatuar duket se është i falsifikuar, deformuar dhe i pamiratuar.

Kulmi i skandalit arrin me ndërtimin e një pallati privat nga ‘Vëllezërit Hysa’, duke ia shtuar projektit në mënyrë korruptive.

Si mos të mjaftonin të gjitha këto aspekte korruptive, Kujtim, Besnik dhe Flutura Hysa kanë ngritur edhe një pallat, si pjesë e projektit të rilindjes së Belshit, por që në fakt shërben për të rilindur llogaritë e tyre bankare.

Ka dyshime të forta se për të ngritur pallatin e paligjshëm, ‘Vëllezërit Hysa’ kanë përdorur paratë publike të projektit, ndërsa kanë nisur të shesin sipërfaqe ndërtimore me mbi 1 mijë euro m2. Referuar dosjes, projekti për gjoja rilindjen e Belshit është një aferë korruptive dhe kriminale në çdo element të tij.

Duket e çuditshme se si ka mundësi që SPAK nuk ka urdhëruar ende arrestimin e pronarëve të kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ dhe kryebashkiakut të Belshit. Disa ditë më parë, SPAK zbarkoi në zyrat e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ dhe sekuestroi dosje tenderash, por nuk dihet nëse ka zbarkuar pikërisht për projektin korruptiv të Rilindjes së Belshit.

‘Vëllezërit Hysa’ kanë disa doje të hapura penale në SPAK për tendera korruptivë, mashtrim me punimet, korruptim të zyrtarëve publikë etj.

Sipas burimeve tepër të besueshme, ‘Vëllezërit Hysa’ po përpiqen të mbyllin këto dosje me metoda të paligjshme, ashtu siç shpëtuan nga ndëshkimi për aferën e punimeve fiktive në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”. Për këto dosje u arrestuan administratorët Agron dhe Kujtim Hysa.

Por më pas, ‘Vëllezërit Hysa’ arritën të mbyllin dosjen duke korruptuar gjyqtarin e Elbasanit Tomorr Kullollin, një nga gjyqtarët më të korruptuar në Shqipëri.

Tomorr Kullolli u shkarkua nga Vetingu si i korruptuar dhe pa asnjë dilemë, pasi nuk justifikonte asnjë nga pasuritë e tij nga Elbasani në Tiranë, që të gjitha të krijuar me para korrupsioni në këmbim të mbylljes së dosjeve penale. Vetëm nga , ‘Vëllezërit Hysa’, për t’u mbyllur dosjen, Kulloli besohet se ka marrë mbi 200 mijë euro.

‘Vëllezërit Hysa’ shpresojnë se në këtë mënyrë do të mbyllin edhe dosjet penale në SPAK, për të cilat do të flasim në vijim.

Lexo edhe :  1 milion euro të konfiskuara nga SPAK i kalojnë shtetit shqiptar: Pasuri cash, 5 makina dhe një pulari
Powered by Inline Related Posts
Tags: Rilindja e BelshitSkandal KorruptivVellezrit Hysa
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Greqia masa emergjente per krizën/ Çek 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta për përballimin e energjisë

Next Post

Rritja e çmimeve/ Artan Fuga: Pasojat e luftës në Ukrainë do të jenë afatgjata, zgjidhja shfrytëzimi i industrisë dhe resurseve vendase

Related Posts

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…
Aktualitet

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…

06/27/2022
90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën
Kronike

90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën

06/26/2022
Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz
Aktualitet

Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz

06/26/2022
Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore
Aktualitet

Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

06/26/2022
“Karteli i naftës në Shqipëri”/ Erion Braçe reagon pas Shoqatës së Hidrokarbureve dhe tregon “disa të vërteta”
Aktualitet

“Karteli i naftës në Shqipëri”/ Erion Braçe reagon pas Shoqatës së Hidrokarbureve dhe tregon “disa të vërteta”

06/02/2022
Shuhet mbreti i drogës, rivali më i madh i Pablo Escobarit vdes në burg
Bota

Shuhet mbreti i drogës, rivali më i madh i Pablo Escobarit vdes në burg

06/01/2022
Load More
Next Post
Rritja e çmimeve/ Artan Fuga: Pasojat e luftës në Ukrainë do të jenë afatgjata, zgjidhja shfrytëzimi i industrisë dhe resurseve vendase

Rritja e çmimeve/ Artan Fuga: Pasojat e luftës në Ukrainë do të jenë afatgjata, zgjidhja shfrytëzimi i industrisë dhe resurseve vendase

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…

7 days ago
90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën

90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën

1 week ago
Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz

Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz

1 week ago
Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

1 week ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

daynewsalbania@gmail.com
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !