Një tjetër shqiptar i larguar nga vendi drejt Britanisë së Madhe është arrestuar nga policia pasi u kap në
një shtëpi bari.
Pas raportimeve të qytetarëve të cilët kishin nuhatur lëndën narkotike, policia ka bastisur godinën.
I larguar për shkak të hasmërisë pas problemeve të pronësisë, Adhurim Hoxha, babai i dy fëmijëve u
përpoq të fshihej në rimorkio kamioni por policia arriti ta arrestojë.
Nga raportimet e mediave, në godinë u gjetën 2000 bimë lëndë narkotike në një ambient të pajisur me
frigorifer, kompjuter dhe shtretër.
Këtë të enjte gjykata vendosi të dënojë Hoxhën me 2 vite heqje lirie. Ai dyshohet se ishte i punësuar si
kopshtar nga kultivuesit i lëndës narkotike.
Në mbrojtjen para gjykatës, avokati Colin McCarraher u shpreh se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë
e Bashkuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kërcënimeve që kishte marrë për një mosmarrëveshje
pronësie.
Babai i dy fëmijëve kishte lënë familjen e tij në Shqipëri për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Ai kishte
takuar në kafene disa persona që i kishin premtuar punë në një kompani ndërtimi por përfundoi duke u
kujdesur për një fermë kanabisi. McCarraher tha se klienti i tij nuk fliste anglisht dhe kishte probleme për
të lexuar edhe gjuhën e tij amtare.
Discussion about this post