Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë sot teksa ka thënë se disa gazetarë të kronikës e mësuan vrasjen e policit nga trafikantë të zonës së Lezhës.
Lala tha në emisionin “Opinion” se përpara se lajmi të dilte në media, trafikantët telefonuan disa gazetarë dhe i dhanë lajmin që është vrarë një efektiv i policisë.
Ajo gjithashtu shprehu revoltën se si u lejuan tre policë të vetëm në një zonë ku kultivohet kanabisi, ndrkohë që policia e di se kush janë bosat e vërtetë.
“Si u lanë të vetëm policët në një zonë ku dihet mirë se kush janë bosët e kanabisit. Disa gazetarë të kronikës janë telefonuar nga trafikantë në zonë, dhe kanë informuar për vrasjen e policit përpara se të dilte lajmi. Ne ishim në gjyqin e Tahirit, mund të pyeten dhe ta konfirmojnë”, deklaroi gazetarja Lala.
Discussion about this post