Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 56-vjeçar humbi jetën pas sherrit me fqinjin, shkruan abc.
Mësohet se viktimë ka mbetur Nikolin Staka, 56 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Alban Meneri, 51-vjeç. Ky i fundit po debatonte me një grua për vendin e parkimit, ndërkohë që viktima i ka parë nga kati i dytë.
56-vjeçari mësohet se i ka thënë: “Çfarë bën, s’të vjen zor që zihesh me gra.”
Ndërkohë autori i dyshuar i është përgjigjur :“Zbrit poshtë se ta tregoj unë.” Në momentin që Staka ka zbritur pishtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen në banesë nga hemorragjia. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, por Staka është gjetur i pajetë ditën e djeshme, 31 korrik.
Burime për abc bëjnë me dije se Staka, lindur në Laç, ishte me profesion mësues dhe prej një muaji jetonte me qira në Tiranë. Më parë kishte jetuar në Belgjikë.
Discussion about this post