Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt.
GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi.
Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Selim Çekaj ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës. Të njëjtën gjë ka deklaruar dhe i biri, Arbri, që ndodhet në burg duke vuajtur dënimin, pasi dhe atij, iu sekuestruan 613 kg kokainë që vinte nga Ekuadori.
Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të vitit 2018. Ai i ka mohuar sistematikisht akuzat duke thënë se e gjitha është e stisur dhe e inskenuar nga persona të fuqishëm, që duan që atë ta shohin në qeli.
Madje, më datë 8 gusht, ai tentoi të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë 313, por kjo tentativë dështoi pasi u pikas nga gardianët.
Discussion about this post