Tuesday, March 28, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandali në azilin e të moshuarëve, Ministria “ia lë topin” Bashkisë së Fierit/ Drejtoresha që “vidhte” pleqtë akoma në detyrë

2021/09/28
A A
Skandali në azilin e të moshuarëve, Ministria “ia lë topin” Bashkisë së Fierit/ Drejtoresha që “vidhte” pleqtë akoma në detyrë
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka raportuar mbrëmjen e djeshme për një situatë skandaloze në Shtëpinë e të Moshuarëve në qytetin e Fierit. Punonjëset merrnin ushqimet e azilit dhe i dërgonin në shtëpitë e tyre, ndërsa të moshuarëve u jepnin “ndonjë lëng të skuqur, ose ndonjë turli sa për të thënë.”

Sot, Bashkia e Fierit ka reaguar duke pezulluar nga detyra punonjëset që merrnin ushqimet nga azili, ndërsa ka bërë me dije se Shtëpia e të Moshuarëve nuk varej prej tyre por nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo e fundit duhet të merrte masa.

Pikërisht, pas kësaj deklarate ka nisur dhe “ping-pongu” mes institucioneve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Menjëherë pas Bashkisë së Fierit ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë. Shërbimi Social Shtetëror, institucion në varësi të Ministrisë, thotë se azili është nën administrimin dhe kompetencat e Bashkisë së Fierit, e drejtuar nga Armando Subashi.

“Për rrjedhojë është kopetencë e Bashkisë Fier administrimi i personelit pranë këtij institucioni (emërime, lirime, masa administrative etj.). Shërbimi Social Shtetëror nuk bën emërimin apo lirimin nga detyra të punonjësve në Shtëpinë e të Moshuarve Fier”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga kronika e publikuar në datën 27 shtator 2021 në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shërbimi Social Shtetëror sqaron se:

Qendra e Shërbimeve për të Moshuarit, Fier, është institucion që ofron shërbim shoqëror rezidencial, për këtë grupmoshë. Ky institucion sipas Vendimit Nr. 850, datë 15.12.2006 pika c. pika 3, ka varësi nga Bashkia Fier, për ndërtesën, fondet, pajisjet, inventarin dhe personelin.

Për rrjedhojë është kopetencë e Bashkisë Fier administrimi i personelit pranë këtij institucioni (emërime, lirime, masa administrative etj.).

Shërbimi Social Shtetëror nuk bën emërimin apo lirimin nga detyra të punonjësve në Shtëpinë e të Moshuarve Fier.

Lexo edhe :  Manastirliu: Tetori muaj i hapur, prioritet vaksinimi i plotë i popullsisë target brenda pranverës. Rindërtojmë Infektivin
Powered by Inline Related Posts

Shërbimi Social Shtetēror alokon fondet për paga, sigurime shoqërore dhe shpenzime operative si edhe monitoron shërbimin e ofruar për të moshuarit, lë rekomandime, ndërsa për fondet bēn auditim ekonomiko financiar.

Nisur nga kronika e publikuar në emisionin Investigativ “Fiks Fare”, është nisur auditimi ekonomiko financiar për gjithë vitin 2021 me shkresën nr. 1753 prot. datë 28.09.2021

 *****************************************************************************************************

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga skandali i transmetuar në emisionin “Fiks Fare” ku punonjëset e një azili të moshuarish në Fier vidhnin ushqime, drejtoresha vijon të jetë ende në detyrë.

Bashkia e Fierit tha sot se ka pezulluar dy punonjëset, të cilat u kapën nga kamera e Fiksit me çantat e mbushura plot me ushqime që duhet t’ia shërbenin të moshuarve.

Por Armando Subashi nuk e ka shkarkuar ende drejtoreshën e këtij institucioni, edhe pse ka kompetenca për çdo gjë, në këtë institucion.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar ditën e sotme se e vetmja mënyrë që mund të ndërhyjë siç e parashikon edhe ligji, në këtë situatë është përmes një auditi në institucion përmes Shërbimi Social Shtetēror.

Për shkak të procedurave, një audit ekonomiko-financiar që ka nisur tashmë, do të kërkojë kohë të kryhet. Deri atëherë, drejtoresha duket se do të vijojë e pashqetësuar detyrën.

Tags: Armando SubashiAzili i PleqveBashkia FierDaniela HasimajMinistria Shëndetësisë
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Artan Hoxha tregon si ndodhi vrasja e efektivit: Aldo Rama qëlloi veten në kokë pasi u rrëzua në tokë

Next Post

Ngjarje e rëndë, ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare në spitalin e Pogradecit në rrethana të paqarta/ Prokuroria kërkon ekspertizë nga Tirana

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Ngjarje e rëndë, ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare në spitalin e Pogradecit në rrethana të paqarta/ Prokuroria kërkon ekspertizë nga Tirana

Ngjarje e rëndë, ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare në spitalin e Pogradecit në rrethana të paqarta/ Prokuroria kërkon ekspertizë nga Tirana

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

1 month ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !