Xherdan Shaqiri ka gjetur golin e parë me skuadrën e Lyon në Francë. Futbollisti me origjinë shqiptare ka tundur rrjetën, duke barazuar shifrat ndaj Troyes.
Pas një lëvizje të bukur në zonë, Shaqiri në minutën e 48-të gjuan bukur në të majtën, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Pas asistit pak ditë më parë, tashmë Shaqiri gjen edhe golin e parë me Lyon. Kujtojmë se futbollisti shqiptar u bashkua me Lyon nga Liverpool në merkaton e verës.
Discussion about this post