Elseid Hysaj ndryshoi skuadër këtë verë, teksa u largua nga Napoli dhe kaloi te skuadra e Lazios. Këta të fundit e afruan, si një dëshirë të trajnerit Maurizio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij shqiptarin edhe në të kaluarën, te Empoli dhe Napoli.
Trajneri italian e njeh më mirë nga të gjithë Hysajn dhe këtë e tregon mjaft mirë forma e treguar nga mbrojtësi.
Në javën e parë të kampionatit italian, Hysaj ishte nga lojtarët që spikatën, teksa në ndeshjen që Lazio fitoi me Empolin, shkodrani ishte ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij.
Duke parë ndeshjen e shkëlqyer që 27-vjeçari zhvilloi, ai është zgjedhur në formacionin e javës. Faqja e specializuar e statistikave “WhoScored”, në krahun e majtë të mbrojtjes në formacionin e javës së parë në Serie A, ka vendosur Hysajn, ndërkohë që bëjnë pjesë edhe dy lojtarë të tjerë të Lazios, Lazzari dhe Anderson.
Discussion about this post