Ashtu sikurse ishte paralajmëruar më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD.
Berisha kërkon që Kuvendi të vendosë përmes një referendumi nëse vendimi i Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar ishte i drejtë apo jo.
Ish-kryeministrit i nevojitet të mbledhë firmat e rreth 1500 delegatëve, të cilët mund nënshkruajnë për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit.
Kujtojmë se më herët kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA për shpalljen “non grata” të Berishës
Discussion about this post