Reparti zjarrfikses në Gramsh, është përballur me një numër të lartë të zjarrveniesh të qëllimshme.
Sipas shefit të Zjarrfikses Ilir Llapushi, në rrethin e Gramshit ka patur raste dhe terren tepër të vështira për repartin e tij. Në një moment zjarri në Njësinë Administrative Tunjë zjarrfikësit janë gjendur përball flakëve të zjarrit, duke rrezikuar jetën e tyre.
Gjatë ketyre muajve në rrethin e Gramshit ka patur 4 raste zjarri në pyje dhe 15 raste në oxhaqje shpie dhe bombula gazi. Zjarret e mëdha kanë qënë në NJ.A Skëderbegas fshati Ermenj, mali Koshnicës pyll pishe dhe NJ.A Tunje fshatrat Plepas, Katerlis dhe Janç.
Te kjo e fundit u dogjen rreth 100 ha pyje, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Policia ka ndalur 2 persona për zjarrvënie të qëllimshme si dhe janë proçeduar 2 të tjerë.
FullSizeRender
Discussion about this post