Tuesday, May 24, 2022
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun

2022/02/05
A A
Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me fundin e konceptit të pa ndëshkueshmërisë, nga Yuri Kim, ngjalli edhe njëherë shumë ilartitet dhe ironi në rrjet.

Arsyeja kuptohet lehtësisht.

Atëherë kur një pjesë e iluminuar dhe kritike e shoqërisë shqiptare patën ngritur zërin kundër Saimir Tahirit për kanabizimin masiv të vendit, përfaqësuesit e SHBA-së u bënë mburojë politike pro tij. Ende shumëkush e mban mend, se në kulmin e skandalit Zagani, që shpërfaqi për herë të parë lidhjet e superministrit me grupimin e trafikanëve Habilaj qeveria Shqiptare organizoi një konferencë pompoze për të glorifikuar punën e policisë. Dhe pikërisht në këtë manifestim propagandistik, që ndodhte në të njëjtën kohë kur mediat e huaja buçisnin nga lajmet për Shqipërinë si vendi që po furnizonte Europën me hashash, kur drejtësia politike përndiqte denoncuesin viktimë dhe mbronte Tahirin, ambasadori Donald Lu e konsideroi përpkekjen e luftës kundër drogës si një histori suksesi. Kjo deklaratë absurde u përdor më shumë se një herë si alibi në parlament, qoftë nga Rama, qoftë nga Tahiri, për tu thënë kundërshtarëve se po të ishte kanabizuar teritori, amerikanët nuk do të heshtnin. Aq flagrant ishte ky përdorim sa në publik u shpërnda pandehma se qeveria po kultivonte drogat e lehta me leje nga Uashingtoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Pra po ta shohim nga prespektiva e sotme amerikanët e mbrojtën Saimir Tahirin atëherë kur ai mëkatonte duke qenë në pushtet dhe po e përdorin si shembull të ndëshkueshmërisë sot që të gjithë po e trajtojnë si një limon të shtrydhur. Prandaj deklaratat e Yuri Kim sot duken qesharake, sepse ato lexohen në sfondin e ayre që pat thënë paraardhësi e i saj.

Në këtë kuptim, ndonëse për personazhe me histori dhe profile të ndryshme, ky qëndrim amerikan për Saimirin është i njëjtë me atë që ata po bëjnë me Saliun. Edhe Berishën ata e mbrojtën në dëm të shqiptarëve, duke u sjellë në mënyrë cinike ndaj një pakice të iluminuar që denonconte krimet e tij, dhe po e ndëshkojnë sot kur ai nuk ka më as fuqinë dhe as pushtetin për ti bërë dëm bashkëkombasve të vet. Gjithkush e mban mend epitetin “burrë shteti” pas katër vrasjeve politike në 21 janar. Askush nuk e ka harruar se sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, para se ti jepte dorën Berishës, tha nga tribuna e parlamentit se Shqipëria qe vendi ku duhet ardhur për të parë si funksionon demokracia. Ajo i shqiptoi këto fjalë në vitin 2012, kur ishte miniar drejtësia për Gërdecin, kur qenë vrarë politikisht demostrues, kur pushteti kishte grabitur 10 votat e bashkisë së Tiranës.

A mund të quhej kjo një demokraci perfekte nga kryediplomatja e vendit më të fuqishëm të botës? Kjo është aq absurde sa historia e suksesit të luftës kundër drogës nga Tahiri.

Natyrisht, përmendja e këtyre gafave kolosale, nuk i jep të drejtë asnjë shqiptari ti kërkojë llogari diplomatëve amerikanë për dështimet tona. Nuk na takon ne të rudhim buzët, se pse ata mbështesin politikanë që i bëjnë dëm popullit të tyre, as pse nuk flasin asnjëherë kundër atij që ka pushtet. Qeveritarët tanë të korruptuar mund ti duhen si kukulla të shantazhueshme për të pranuar muxhahedinët apo afganët, për të demontuar armët kimike, apo për të pranuar “investime të huaja” si ato të Bechtel në Skavicë. Kjo është një praktikë që nuk ndodh për herë të parë dhe as vetëm në Shqipëri.

Por thënë këtë, duke i mirëkuptuar këta të huaj që marrin mandat për të mbrojtur interesa shpesh të ndryshme nga ato tonat, ne s’kemi pse sillemi as si idiotë, as si naivë, për ti trajtuar si arbitra të ndershëm. Ne nuk kemi pse e marrim si mesazh hyjnor qëndrimin e tyre, as kur mbronin dje Tahirin në pushtet, as kur atë e anatemojnë sot, as kur lavdëronin demokratin Berisha, as kur e shpallin minues të demokracicë. Amerikanët kanë të vërtetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë, domosdoshmërisht dhe e jona.

Lexo edhe :  Rektori i Universitetit të Tiranës: Nuk ka shtyrje të vitit të ri akademik, studentët e pavaksinuar do të lejohen me test PCR
Powered by Inline Related Posts
Tags: Andi BushatiSaimir Tahiri
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

“Dënimi i ish-ministrit ka lënë pa gjumë shumë politikanë”/ Klodiana Lala: Tahiri mund të flasë, do fundosë shumë veta!

Next Post

Dëshmon “DJ” që punonte te Çapjat, çoi letrën e Ervis Bardhit, i cili kërkonte ndihmë për të mbyllur çështjen e 2 vrasjeve

Related Posts

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj
Kryesore

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

05/18/2022
Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje
Aktualitet

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

05/12/2022
Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)
Aktualitet

Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

05/12/2022
La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe
Kronike

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

05/06/2022
Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin
Kronike

Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin

05/05/2022
Media gjermane për mafian shqiptare: Drogë, armë, brutalitet dhe vrasje për nder
Kronike

Media gjermane për mafian shqiptare: Drogë, armë, brutalitet dhe vrasje për nder

05/04/2022
Load More
Next Post
Dëshmon “DJ” që punonte te Çapjat, çoi letrën e Ervis Bardhit, i cili kërkonte ndihmë për të mbyllur çështjen e 2 vrasjeve

Dëshmon “DJ” që punonte te Çapjat, çoi letrën e Ervis Bardhit, i cili kërkonte ndihmë për të mbyllur çështjen e 2 vrasjeve

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

6 days ago
Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

2 weeks ago
Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

2 weeks ago
La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

daynewsalbania@gmail.com
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !