Monday, March 27, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Psikologia 25 vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti xheloz dhe i hedh trupin nga ballkoni

2021/09/23
A A
Psikologia 25 vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti xheloz dhe i hedh trupin nga ballkoni
Share on FacebookShare on Twitter

Nëna e dy fëmijëve Alexandra Mursalova disa ditë para vdekjes kishte postuar në rrjetet sociale se bashkëshorti Rustam Mursalov e kishte kërcënuar ta vriste me thikë, atë dhe dy fëmijët në Rusi.

Dhe rrjedhimisht psikologia dhe terapistja e njohur e marredhenieve, u vra me goditje të shumta thike nga bashkëshorti i saj xheloz, i cili më pas kishte hedhur trupin e saj nga të paktën 40 metra lartësi.

Vrasësi  24 vjeçar Rustam Mursalov, gjithashtu stërvitës personal, kishte qëlluan bashkëshorten e tij mes të tjerash në qafë e në kokë në qytetin veri perëndimor rus të Shën Petersburg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Mursalov i cili ishte xheloz per fitimet e gruas se tij, kishte pranuar vrasjen e nënës së dy fëmijëve të tij për arsye “xhelozie”, sipas policisë vendase, shkruan britanikja Daily Star.

Alexandra punonte me klientë të pasur në Shën Petersburg dhe në faqen e saj të internetit shkruante se “i mësonte njerëzve të dashuronin – të zbulonin problemin brenda 15 minutave. Çdo gjë zgjidhet me katër sesione.”

Ndërsa në mediat sociale ajo i dokumentonte me sinqeritet mijëra ndjeke save për trazirat në martesën e saj, madje kishte postuar publikisht disa ditë para vdekjes sesi burri kishte kërcënuar ta vriste atë dhe fëmijët e tyre.

Më 15 shtator ajo shkruante publikisht: “Ai trokiti në derë, më tha se do të vrasë mua dhe dy fëmijët dhe më pas do të hidhet poshtë (nga lartësia)”.

“Mora fëmijët dhe ndryshova apartament, por ai vjen çdo natë, merr në cetofon, zgjon fëmijët dhe i tremb”.

Nuk ishte e qartë nëse gruaja fatkeqe kishte kontaktuar me policinë pas këtyre incidenteve.

Por prej kërcënimeve ajo kishte marrë dy vajzat për të jetuar larg bashkëshortit.

Lexo edhe :  Shuhet mbreti i drogës, rivali më i madh i Pablo Escobarit vdes në burg
Powered by Inline Related Posts

Ajo shkruante më tej: “Ju i mbani mend rregullat që ju kam thënë kur keni të bënë me një abuzues-manipulator;

“1. Caktoni kufij të qartë, mënyrën sesi mund ose nuk mund të të trajtojë.

“2. Kur nuk i respekton kushtet, largohuni ose injorohemi. Mos komunikoni me abuzuesin, ai e pëlqen shumë këtë. Ky është qëllimi i performancës së tij.”

Pas vdekjes së saj Mursalov ishte larguar por më vonë ishte dorëzuar te policia dhe kishte pranuar vrasjen, njoftonin rrjetet vendase.

“Ai kishte përgatitur një thikë për sulmin dhe kishte larguar fëmijët te të afërmit që të mos dëshmonin tmerrin. Mbrëmjen e 21 shtatorit ai priti bashkëshorten e cial erdhi e shoqëruar nga një burrë tjetër. në shkallët e apartamenteve kishte pasur përleshje me burrin tjetër. Por rrjedhimisht ai kishte mbetur vetëm me bashkëshorten kur e qëlloi të paktën dhjetë herë me thikë”, tha policia.

Trupi i gruas u gjet më vonë i hedhur nga ballkoni i katit të 13’të.

Në postimet e saj gruaja tregonte më herët sesi bashkëshorti ishte xheloz për fitimet e saj.

“Bashkëshorti me merr celularin që të mos punoj, që të mos fitoj më para,” shkruante vajza.

“Më pas ne shkuam për terapi familjare. Kjo e bëri gjithçka më të lehtë, mosmarrëveshjet sikur u sheshuan, ai pranoi se kishte gabuar”.

“Gjatë gjithë verës marrëdhënia jonë ishte shumë mirë. Periudha më e mirë bashkë”.

Por lidhja e tyre kishin ndryshuar në gusht, kur ajo tregonte se Mursalov ishte tërbuar përsëri.

“Paratë ishin një pengesë konstante në marrëdhënien tonë,” shkruante ajo në postime.

“Sot burri më tha se paratë prishin gjithçka dhe se një ditë do të duhet të zgjedh mes tij dhe parave”.

Lexo edhe :  Gjenerali Amerikan: Lufta në Afganistan “dështim strategjik”
Powered by Inline Related Posts

Ajo vijonte: “E dua burrin tim, por nuk gati të heq dorë nga dëshirat e mia”.

Mursalov është tashmë i arrestuar.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Kompanitë e Sigurimeve: Qeveria duhet të bëjë ligjin për sigurimin e pronës me detyrim, pagesë 50 euro në vit për një shtëpi që kushton 100 mijë €

Next Post

Policia kontrolle edhe në mesnatë/ iu bën “pritë” shoferëve në aksin Sau-Teg

Related Posts

Kaos në Francë/ Protestat për rritjen e moshës së pensionit, bllokohet mësimi në shkolla dhe transporti publik
Bota

Kaos në Francë/ Protestat për rritjen e moshës së pensionit, bllokohet mësimi në shkolla dhe transporti publik

01/31/2023
Shuhet mbreti i drogës, rivali më i madh i Pablo Escobarit vdes në burg
Bota

Shuhet mbreti i drogës, rivali më i madh i Pablo Escobarit vdes në burg

06/01/2022
Mori dy herë në shtëpi nxënësin 15-vjeçar e kreu marrëdhënie, mësuesja: Mosha është vetëm një numër
Bota

Mori dy herë në shtëpi nxënësin 15-vjeçar e kreu marrëdhënie, mësuesja: Mosha është vetëm një numër

03/30/2022
Britania e Madhe bllokon Abramovich, shitja e Chelsea tashmë bëhet e pamundur
Bota

Britania e Madhe bllokon Abramovich, shitja e Chelsea tashmë bëhet e pamundur

03/10/2022
Greqia masa emergjente per krizën/ Çek 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta për përballimin e energjisë
Bota

Greqia masa emergjente per krizën/ Çek 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta për përballimin e energjisë

03/09/2022
Pamja që tronditi botën, babai i shokuar kur sheh gruan me dy vajzat të vrara në rrugë: Rusët më morën gjithçka! Më falni që s’iu mbrojta dot
Bota

Pamja që tronditi botën, babai i shokuar kur sheh gruan me dy vajzat të vrara në rrugë: Rusët më morën gjithçka! Më falni që s’iu mbrojta dot

03/09/2022
Load More
Next Post
Policia kontrolle edhe në mesnatë/ iu bën “pritë” shoferëve në aksin Sau-Teg

Policia kontrolle edhe në mesnatë/ iu bën “pritë” shoferëve në aksin Sau-Teg

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !