Friday, March 24, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Pse kriptovalutat janë shumë të suksesshme në vendet në zhvillim?

2021/09/22
A A
Pse kriptovalutat janë shumë të suksesshme në vendet në zhvillim?
Share on FacebookShare on Twitter

Kriptomonedhat po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në ekonominë globale. Ato janë një lloj universi më vete, që po zgjerohet përmes një rritje të qëndrueshme, pavarësisht nga skepticizmi i shumë njerëzve. Në pjesën më të madhe të botës perëndimore, kriptomonedhat shihen me shumë dyshim, cilësohen si shumë të paqëndrueshme dhe i nënshtrohen spekulimeve shumë të mëdha.

Por në vendet në zhvillim, ato po hedhin rrënjë në heshtje. Sidomos në shtetet që kanë ekonomi historikisht të paqëndrueshme, përdorimi i kriptomonedhave po bëhet me shpejtësi një realitet për të gjithë qytetarët, në një pjesë e jetës së tyre të përditshme.

“Chainalysis”, një bazë e të dhënave blockchain, e klasifikon Vietnamin si vendin e parë në botë për përdorimin masiv të kriptomonedhave:në 20 vendet e para, 19 janë tregje në zhvillim ose ende shumë të vegjël, dhe vetëm Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë ekonomitë e përparuara në vendin e tetë në këtë renditje për këtë vit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Të dhënat e mbledhura nga “UsefulTulips.org”, portal që gjurmon transaksionet e Bitcoin në platformat më të mëdha të tregtimit të kriptomonedhës në botë, tregojnë se javët e fundit Afrika Sub-Sahariane e ka tejkaluar Amerikën e Veriut si rajoni me vëllimin më të lartë të shkëmbimeve në këtë lloj monedhe.

“Kjo e ndryshon pozicionin e Bitcoin në sistemin financiar global, dhe e përshpejton të gjithë debatin mbi monedhat dixhitale,duke nxitur marrjen e tij shumë seriozisht”- thotë Pol Domjan, bashkautor i librit “Reagimi zinxhiror:Si do ta transformojë Blockchain botën në zhvillim”.

Një arsye kryesore për përhapjen e madhe të Bitcoin në zona të caktuara të botës, është se ato ofrojnë një alternativë të besueshme monetare ndaj monedhave tradicionalisht të dobëta.“Tregjet në zhvillim janë një terren pjellor për kriptomonedhat.

Lexo edhe :  Kumbaro: “Vija bregdetare prioritet i këtij mandati”
Powered by Inline Related Posts

Si një mjet për ruajtjen e vlerës, si një mjet këmbimi, apo si një njësi llogarie bankare, në kushte kur në disa vende në zhvillim monedhat kombëtare janë shumë shpesh të pamjaftueshme. Për më tepër, inflacioni i paparashikueshëm, dhe kurset e paqëndrueshme të këmbimit, të kombinuara me sisteme të paqëndrueshme bankare dhe kufizime financiare, i bëjnë më tërheqëse kriptovalutat”- thuhet në një artikull të gjatë të“Financial Times”.

Nigeria, vendi më i populluar në Afrikë, na jep një shembull për ta kuptuar më mirë situatën. Është një vend me një popullsi të re, një klasë të mesme kreative dhe shumë aktive, dhe që megjithatë duhet të përballet me norma të larta të papunësisë dhe vështirësi ekonomike të përhapura në të gjitha segmentet e popullsisë.

Luhatjet e çmimit të naftës, eksporti kryesor i vendit, kanë ende një ndikim të madh në ekonominë nigeriane. Dhe pas rënies së fundit të tyre, shumë kompani nuk ishin në gjendje të paguanin furnitorët dhe huadhënësit e huaj, duke çuar në thuajse falimentimin e një termocentrali të mbështetur nga Banka Botërore, dhe që furnizon me 1/10 nevojat energjetike të vendit.

Për qytetarët, lëvizja e parave, lëshimi i faturave, marrja e dërgesave nga jashtë apo kryerja e operacioneve të tjera të ngjashme, është gjithmonë një problem. “Kur prekni nga afër realitetin e shumë shteteve afrikane, e kuptoni se për njerëzit çdo operacion i përditshëm është një sfidë kur është fjala për paratë. Gjëra që ne perëndimorët as që mund t’i imagjinojmë”-thotë Rej Jusef, kreu i Paxful, një platformë që lejon përdoruesit të shkëmbejnë para drejtpërdrejt me njëri-tjetrin në kriptomonedha.

Një e treta e përdoruesve të Paxful banojnë në Afrikë, dhe Nigeria është tregu i saj më i madh (edhe sepse është një territor që strehon mbi 200 milionë banorë).Sot platforma ka mbi 1.5 milionë përdorues, një rritje me 83 për qind që nga qershori 2020.

Lexo edhe :  Balfin shet bizneset e kromit te grupi turk Yildirim
Powered by Inline Related Posts

Gjithsesi, kriptovalutat nuk po përdoren vetëm si një zëvendësues i thjeshtë i monedhës tradicionale. Përkundrazi, nga Venezuela në Kenia, nga Brazili në Vietnam, njerëzit përdorin një portofol të diferencuar të kriptomonedhës, secila për një gjë të ndryshme.

“Kriptomonedhat si DASH përdoren më shumë për blerje më të vogla, Bitcoin për ato më të mëdha për shkak të tarifave më të larta, ndërsa Litecoins për gjëra të tilla si pagesa e faturave, abonimeve mujore dhe gjëra të ngjashme”- thotë Jusef për “Financial Times”.

Monedhat kriptografike janë gjithashtu një alternativë shumë e dobishme për remitancat tradicionale, një mjet shpëtimi vendimtar për shumë ekonomi në zhvillim: këtu shumë shpesh transferimi i parave përtej kufijve, përmes kanaleve tradicionale, mund të jetë pengues për sa i përket shpenzimeve.

“Dërgimi i parave në Afrikë është gjithashtu një makth i vërtetë, ndërsa dërgimi i parave jashtë Afrikës – në Amerikë, Evropë, Kinë etj. Eshtë pothuajse i pamundur, në rast se nuk jeni të pasur”- vijon më tej artikulli i gazetës britanike.

Sipas Bankës Botërore, kostoja e dërgimit të 200 dollarëve në vendet afrikane nën-Sahariane ishte mesatarisht 9 për qind e vlerës së transaksionit në 3-mujorin e parë të vitit 2020, më e larta nga çdo rajon në botë. Dhe në disa vende kjo tarifë mund të jetë mbi 10 për qind.

Me kriptomonedhat këto tarifa janë zakonisht midis 2-5 për qind. Tarifat mesatare të transaksioneve me Bitcoin ishin më pak se 3 dollarë në gushtin e këtij viti, ndërsa për Etherum varionin midis 8-44 dollarë. Gjithsesi, këto operacione financiare nuk janë fare pa rrezik. “Financial Times” intervistoi Paola Subachi, profesoreshë e ekonomisë ndërkombëtare në Institutin e Politikave Globale të Universitetit të Londrës:“Një zgjidhje më e mirë për punëtorët emigrantë do të ishte ulja e kostos së dërgesave të parave.  Kriptomonedhat janë një ilaç i keq për një problem që duhet dhe mund të zgjidhet duke përdorur teknologjinë që kemi tashmë në dispozicion.

Lexo edhe :  Rama vjen me program të ri / Premtohet rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë në muaj, Taksa progresive do të ulet
Powered by Inline Related Posts

Kriptomonedhat dhe kompanitë pas tyre,na paraqiten si mjete për të kryer transaksione financiare, por ata që përjashtohen nga strukturat tradicionale financiare janë pikërisht ata që kanë më pak nga të gjithë luksin të rrezikojnë me paratë e tyre”.

Pastaj është rasti i veçantë i El Salvadorit, një vend i vogël i Amerikës Qendrore me 6.4 milionë banorë, që do të bëhet shumë shpejt shteti i parë në botë që do ligjërojë përdorimin e Bitcoin. Kjo do të thotë se tregtarët – nga shitësit e makinave tek kafenetë – do të detyrohen ta pranojnë atë si pagesë.

Kjo lëvizje është pritur me mosbesim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera. FMN paralajmëron se përdorimi i gjerë i këtyre kriptomonedhave të paqëndrueshme mund të minojë “stabilitetin makroekonomik” të vendit dhe të ekspozojë potencialisht sistemet financiare ndaj aktiviteteve të paligjshme. Linkiesta- Bota.al

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Leli shkarkon drejtorin Shkëlqim Leskajn, ai refuzon prej 4 ditësh të lirojë zyrën! Ndërhyn policia

Next Post

Ish-Deputeti ironizon deklaratën e Bashës: Sa herë që ai zotohet për diçka, ndodh e kundërta!

Related Posts

Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve
Ekonomi

Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

08/09/2022
Qeveria me borde vjedh qytetarët’/ Berisha nxjerr çmimin e naftës në Malin e Zi: Sot, 25% më i lirë se në Shqipëri
Ekonomi

Qeveria me borde vjedh qytetarët’/ Berisha nxjerr çmimin e naftës në Malin e Zi: Sot, 25% më i lirë se në Shqipëri

08/06/2022
Çmimet e reja/ Bordi ul me 1 lekë çmimin e naftës dhe gazit, me 8 lekë benzinën
Ekonomi

Çmimet e reja/ Bordi ul me 1 lekë çmimin e naftës dhe gazit, me 8 lekë benzinën

08/06/2022
Konfindustria kërkesë Bordit: Ulni çmimin e naftës, ka rënë në bursë, shteti i kapur nga kartelet
Ekonomi

Konfindustria kërkesë Bordit: Ulni çmimin e naftës, ka rënë në bursë, shteti i kapur nga kartelet

08/05/2022
Çmimi i naftës zbret në nivelin më të ulët që nga nisja e luftës, Bordi “në gjumë”, çmimi mbetet i lartë në Shqipëri
Ekonomi

Çmimi i naftës zbret në nivelin më të ulët që nga nisja e luftës, Bordi “në gjumë”, çmimi mbetet i lartë në Shqipëri

08/05/2022
90 dollarë për fuçi’/ Biden: Çmimi i naftës është në rënie rekord
Ekonomi

90 dollarë për fuçi’/ Biden: Çmimi i naftës është në rënie rekord

08/04/2022
Load More
Next Post
Ish-Deputeti ironizon deklaratën e Bashës: Sa herë që ai zotohet për diçka, ndodh e kundërta!

Ish-Deputeti ironizon deklaratën e Bashës: Sa herë që ai zotohet për diçka, ndodh e kundërta!

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

4 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !

No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !