Për të dytën ditë radhazi qytetarët janë mbledhur ditën e sotme përballë kryeministrisë ku po protestojnë për rritjen e cmimeve dhe të karburantit.
Aktivisti Adriatik Lapaj i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të reflektojë duke bërë thirrje që protesta të mos ndalet për asnjë ditë.
Guxojnë të rrisin cmimet e vajit, bukës, fasules, orizit, vezës dhe pse? Jemi në konflikt me oligarkët dhe ata që tentojnë të zhvasin xhepat tonë. Kjo nuk duhet të ndalet më. Dy fjalë për zonjën Balluku: Na bërë thirrje të fiknim makinat, unë të them hiq dorë nga eskortat që të shoqërojnë edhe kur lyen flokët. Zonjë ki parasysh që ky është një vend i vjedhur, nuk do të sakrifikojmë më për ju. Ky është një cast i rëndësishëm, reflekto Rama. Ne jemi këtu më dinjitetin, për naftën. Nuk do t’i lëmë të tallën më me ne. Ccdo ditë në shesh, të shtunën në shesh, gjithë Shqipëria në shesh. Boll më!
Discussion about this post