Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë dhe ka kaluar në SPAK dosjen ndaj Erjon Alibejt, i dyshuar si porositës i dy vrasjeve të ndodhura verën e vitit të shkuar në Elbasan. Mësohet se këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet dhe seanca paraprake ndaj 35-vjeccarit, ku GJKKO do të vendosë nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen ndaj tij. Sipas SPAK ai akuzohet se është porositës i dy vrasjeve.
Ngjarja e parë për të cilën ai akuzohet është ajo e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, ndërsa e dyta ka të bëjë me ekzekutimin e Regis Runajt. Kujtojmë se për këto ngjarje janë vënë në pranga edhe xhuljano Hoxha dbe Euglen Halili. Ishte pikërisht ky i fundit i cili pasi u arrestua bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi emrin e Alibejt si personi që porositi dy vrasjet që tronditën Elbasanin. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018.
Discussion about this post