Një prokuror në Poloni ka “lënë nam”, pasi ka dalë nudo në rrugë dhe më pas ka shkuar në supermarket për të blerë birra. 38-vjeçari është fotografuar në rrugët e qytetit Sëidnica, në gjendje të dehur dhe tërësish i zhveshur. Pamjet në fjalë kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa të shumta kanë qenë ato media të cilat i kanë kushtuar një shkrim prokurorit.
Në pamjet e publikuara prokurori shihet me një me një kanaçe birre në dorë teksa ndodhet në një supermarket. Qytetarët e denoncuan rastin, ndërsa policia e shoqëroi prokurorin me akuzën e sjelljeve të turpshme në publik. Ndërkohë, prokurori i vënë në siklet ka kërkuar ndjesë për skenat e pakëndshme.
Discussion about this post