Tuesday, May 30, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Treshja Olsi Komiçi, Xhensila Pine e Firdes Shuli, prej 6 vitesh bëjnë vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve, megjithëse janë “dru me pre” profesionalisht; me dosje penale; me pasuri nga burime kriminale; ndër to dhe ryshfete nga prokurorë e gjyqtarë që nuk i kanë shkarkuar...

2023/03/19
A A
Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është shkalla e parë e vettingut në Drejtësi, po vepron si bandë me lista të zeza eleminimi gjyqtarësh e prokurorësh dhe lista çeqesh, kleringjesh e qoka pushteti, për të mos shkarkuar ata që fshehin krimet e klaneve politike dhe mafies së lidhur me to.

Tre batakçinj të KPK së Vettingut, janë Olsi Komiçi, Xhensila Pine e Firdes Shuli, të 3 me kartona si juristë, por ‘nul’ në lëndët e së Drejtës, të cilët kanë punuar në poste shtetërore për pronat, sigurimet, pastrim i parave, noterë e avokatë, ku janë bërë milionerë e “ustallarë” pazaresh të pista.

Ndërsa në qershor 2017, nëpërmjet qarqeve të larta të politikës, bizneseve e botës së krimit e me letra false, u katapultuan në Komisionin e Vettingut, ku prej afro 6 vitesh, me vendimet e tyre klienteliste kanë shkatërruar strukturën e Drejtësisë së këtij vendi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Paçka se të paaftë profesionalisht, me nota universitare e diplomimi deri në 6, këta janë vlerësuesit e aftësive profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve, ku 80% e të shkarkuarve prej tyre janë me arsim shumë të mirë universitar, me përvojë 15-25 vjeçare si gjyqtarë e prokurorë dhe me kualifikime ekselente nga agjenci të njohura të jurisprudencës në SHBA-BE.

Gjatë 6 viteve komisionerë, tre batakçinjtë me profile të zeza penale e dallkaukë profesional, Olsi Komiçi, Xhensila Pine e Firdes Shuli, kanë shkarkuar 132 prokurorë e gjyqtarë që nuk janë pjesë e klaneve mafioze politike, oligarkisë e trafiqeve, me relacione false për gjoja paaftësi, pasuri të pajustifikuara, mungesë integriteti e fshehje të dhënash personale.

Ndërkohë që p.sh., komisioneri Olsi Komiçi, në vitet 2005-2013 gjatë pushtetit të PD, është kallëzuar 18 herë, është hetuar 13 herë dhe është gjykuar 1 herë me masën “Shoqërim i pandehur”, me Vendim Nr 728, datë datë 07.05.2010 të Gjykatës Tiranë.

Lexo edhe :  Policia malazeze sekuestron 37.7 kg kokainë në makinën me targa shqiptare
Powered by Inline Related Posts

Sepse Olsi Komiçi, ose “komiti i ryshfetit nga Librazhdi”, siç e njohin, kur ishte shef juridik e Kryetar i Komitetit të Pronave me PD, drejtues në hipotekën qendrore në disa rrethe dhe Zv/drejtor i ALUIZNI me Artan Lamen, ka kryer krime ekonomiko- financiare me objekt grabitje pronash, njohje pronash me dosje false, falsifikime e zhdukje dokumentesh, por edhe me mbi 1000 prona, kur ishte Zv/kryetar i Taskë Forcës së tokave Vlorë-Sarandë në Kryeministri.

Po kështu, Olsi Komiçi është akoma nën hetim nga SPAK, për fshehje e falsifikim të dhënash personale, me akuzën se nuk ka deklaruar procedimet dhe gjykimin penal për korrupsion, si dhe për mashtrim me të dhënat e arsimimit, kur aplikoi për anëtar në Komisionin e Vettingut.

Vetëm gjatë periudhës maj 2016-maj 2017 kur ishte avokat, Olsi Komiçi është denoncuar e kallëzuar për 20 raste mashtrimi e pazare me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kur u bë komisioner vettingu, nuk i shkarkoi megjithëse kanë pasuri të shumta me burime nga bota e krimit.

Edhe komisionerja Xhensila Pine, si relatore e anëtare e vettingut, ka firmosur 117 vendime shkarkimi gjyqtarësh e prokurorësh, me prova të sajuara për pasuri të pajustifikuara, të fshehura dhe për paaftësi e mungesë integriteti.

Kur për vete, “pini i parave të zeza” Xhensila Pine është akoma në proces hetimi nga SPAK, për fshehjen e afro 2 milionë Euro pasuri dhe mos-deklarim pallati 5 kate në qender të Tiranës, për të cilin ka prova se e ka ndërtuar mbi truall të grabitur nga shteti me letra false.

Por SPAK, ka edhe indicie se Xhensila Pine e Argita Berishës dhe e Linda Ramës, këtë pallat e ka ndërtuar me financa të marra nga grupet kriminale, gjatë viteve 2006-2007 në pushtetin e PD kur ishte Shefe Sektori Juridik në Drejtorinë e Parandalim-Pastrimit të Parave, dhe gjatë viteve 2011-2014 kur ishte shefe juridike e drejtore në kompaninë shtetërore “Bursa e Tiranës- Sh.A”.

Lexo edhe :  Yuri Kim dhe “Rriqnat” e Parlamentit
Powered by Inline Related Posts

Po edhe nga çeqet që u merrte studentëve në 5 universitete kioska të llojit “Kristal”, ku ishte krye-sekserja e pronarëve dhe rektorëve, për shitje diploma juristësh, si dhe gjatë viteve kur ishte shefe juridike e disa kompanive të sigurimeve, ku ka denoncime të shumta në prokurori, për falsifikime dosjesh për djegie makinash, banesash, biznesesh e kompensime viktimash.

“Monstra” tjetër e vettingut, ose “Nepërka” siç e quajnë, është Firdes Shuli, e cila e ka filluar karrierën në vitin 1998 si gjyqtare e Kryetare e Gjykatës Gjirokastër, kur kundrejt çantave me Dhrahmi Greke, liroi përdhunues e vrasës oficerësh dhe qytetarësh gjatë vitit 1997, duke shënuar në dosje sikur ishin paraqitur në gjykime, kur ata ishin fshehur në Greqi.

Ajo thotë, se është diplomuar “Juriste” në vitin 1998, por paska marrë licencën “Notere” më 1996, kur ishte në vitin e parë të Fakultetit Juridik; por edhe si notere, ka shumë kallëzime penale e është nën hetim për falsifikime dosjesh pronësore, kapitalesh, trafikim fëmijësh me birësime me atësi e amësi false dhe transferta financiare e grabitje banesash me certifikata false.

Treshja Olsi Komici, Xhensila Pine e Firdes Shuli, prej 6 vitesh bëjnë vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve, megjithëse janë ish-studentë të nivelit të fundit, “dru me pre” profesionalisht, me dosje penale, me pasuri nga burime kriminale, ndër to dhe ryshfete nga prokurorë e gjyqtarë që nuk i kanë shkarkuar./Pamfleti

Tags: 3 batakçinjtë e vetingutFirdes ShuliOlsi KomiçiXhensila Pine
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

Related Posts

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Kiara puth Luizin dhe i tregon çfarë do bëjnë pasi të dalin nga BBV (video)
Kryesore

Kiara puth Luizin dhe i tregon çfarë do bëjnë pasi të dalin nga BBV (video)

02/02/2023
Load More

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

2 months ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 months ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 months ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 months ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !