Ish-kryeministri dhe lideri historik, Sali Berisha është pritur nga qindra demokratë e qytetarë në Durrës.
Qindra qyetarë e kanë pritur me entuziazëm dhe ovacione para Pallatit të Kulturës në Durrës me thirrjet “O Hero”, “O Sali o flori” dhe “Poshtë komunizmi”, “Basha Ik” dhe “Shqipëria nuk është për komunistat”.
Ashtu si në takimin në Tiranë, Fier apo Vlorë, Berisha është pritur nga qindra qytetarë dhe automjete.
Demokratët që e shoqërojnë Berishën në këtë takim janë Flamur Noka, Strazimiri dhe Edi Paloka, të cilët që pas vendimit personal të kreut të PD, Lulzim Basha, kanë treguar hapur kundërshtinë e tyre duke e shoqëruar Berishën në çdo takim të tij.
Discussion about this post