Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e pak minutave më parë të ndodhur në Vlorë ku mbeti e plagosur një vajzë.
Sipas informacioneve të policisë shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër ka plagosur me armë zjarri shtetasen K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjet dhe sekuestrua një granatë e dytë.
NJOFTIMI I PLOTE:
Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.
Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.
Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.
Grupi hetimor nDodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
************************************************
Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës ku mbeti e plagosur një studentë 20-vjeçare nga Berati. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një historie të prishur dashurie për të cilën 30 vjecari nuk binte dakord.
Fasil Nikaj, 30 vjeç, dyshohet se pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasen Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qyetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë patur një lidhje dashurie të mëparshme.
Discussion about this post