Ministrja e Shêndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirê se Shqipëria do drejtoj pêr herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve.
“E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europên i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagen” – u shpreh Ministrja Manastirliu pas zgjedhjes në këtë Sesion të Komitetit të OBSH për Europën.
Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetêsisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Europên dr. Hans Kluge, me pjesëmarrjen e veçantë të Princeshës së Kurorës së Danimarkês dhe ekspertëve më të njohur botëror, dr. Fauci, prof. Monti, po diskutohet pêr mêsimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për tê ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë.
Discussion about this post