Tuesday, May 30, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Kronike

Plagosja e Samir Manes në prapanicë/ pas kapjes së shtetit, oligarku u kthye në vijën ndarëse mes dy grupeve kriminale në Shqipëri

2022/03/11
A A
Plagosja e Samir Manes në prapanicë/ pas kapjes së shtetit, oligarku u kthye në vijën ndarëse mes dy grupeve kriminale në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ka blerë dhe rrjedhimisht kapur prej vitesh të gjitha qeveritë dhe degët e tyre, prokurorinë, gjykatat, institucionet ligjzbatuese, deputetët, policinë, median dhe çdo faktor që mund të bëhet pengesë në rrugën e tij të pasurimit në kurriz të shqiptarëve dhe duke plaçkitur pasuritë publike.

Projekte të rëndësishme infrastrukture të financuara me paratë publike, dhjetëra ligje, koncensione, vendime qeverie, politika fiskale etj., nuk reflektojnë interesin publik, por interesat e bizneseve të oligarkut Samir Mane.

Që nga maji i vitit 2018, kur e plagosën në prapanicë dhe i ekzekutuan truprojen, oligarku Samir Mane është kthyer edhe në aksionerin kryesor të krimit të organizuar, bandave mafioze dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Bazuar në informacione tepër seroze dhe të kryqëzuara, rrëfime, ngjarje të mbuluara me mister, mesazhe dhe raporte sekrete, Samir Mane është sot vija ndarëse mes dy grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.

Të dy grupet, për të cilët janë në dijeni shërbimet partnere, OSBE dhe institucionet vendase të sigurisë, përbëhen nga klane të veçanta, por që janë bashkuar për t’i bërë ballë grupit rival.

Oligarku Samir Mane mban rreth tij, strehon, mbron nga ndëshkimi penal, financon dhe i pastron paratë e pista njërit grup kriminal në Tiranë, të cilin e përdor për të goditur grupet e tjera, që si bazë kanë Fushë Krujën, Laçin dhe Shkodrën.

Si u bë Mane aksioner në krim

Oligarku Samir Mane ka nisur të zbatojë prej vitesh një projekt mafioz për zaptimin e vijës së bregdetit shqiptar, duke korruptuar ministra, kryebashkiakë, njerëz të drejtësisë etj., me qëllim për të ndërtuar rezidencat private.

Në rrugën e përvetësimit të pronave publike dhe private, Samir Mane u përball me një ‘hundëlesh’, i cili e paralajmëroi të tërhiqej nga tjetërsimi i një sipërfaqe toke në bregdet, në pronësi të tij.

Lexo edhe :  Aksident I rëndë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen tre makina, plagosen katër persona
Powered by Inline Related Posts

Përplasja, ngarkuar edhe me interesa të tjera, prodhoi ngjarjen e rëndë tek restorant “Padam” në Tiranë, në rrugën që shkon nga RTSH.

Mbrëmjen e 24 majit 2018, Samir Manes iu bë atentat, ku për pasojë mbeti i vrarë një oficer i Gardës së Republikës, i cili punonte privatisht si shoqërues i oligarkut.

Mane mori një plumb në prapanicë, ndërsa u nis me urgjencë drejt një spitali privat. Për të ruajtur reputacionin, oligarku urdhëroi që të fshihej dhe manipulohej ngjarja. Dhe ashtu ndodhi. Policia, prokuroria dhe segmente të tjera të shtetit u përfshinë në mbulimin e ngjarjes.

Por nëse plagosja mund të fshihej, vrasja ishte sfidë e vështirë. Kështu, për vrasjen e truprojes u sajua aksidenti rrugor, ku gjoja truproja kishte dalë para restorantit dhe aty e shtypi makina. Kjo ngjarje ka shënuar edhe përfshirjen e oligarkut mes grupeve të krimit në Shqipëri.

Krahas goditjes dhe dobësimit të grupeve të tjera, Samir Mane e përdor grupin e tij edhe për grabitjen e pronave private dhe publike në Jug të vendit, përmes kërcënimeve, shantazhit, falsifikimeve etj.

Blerja e çarterit dhe pastrimi i parave

Javët e fundit, oligarku Samir Mane ka blerë një avion privat, i cili qëndron në Rinas.

Me charterin e tij Mane do të shëtisë pushtetarët e korruptuar të të gjithë krahëve, të cilët i përdor për të favorizuar bizneset e veta, përmes vendimmarrjeve kundër interesit publike.

Do të shëtisë gazetarë të shitur dhe me vila, pseudo-Vipa, komedianë sharlatanë, analistë oligarkësh dhe sidomos kokat e krimit në Shqipëri, të cilët i përdor për larje hesapesh, mbrojtje dhe grabitjen e pronave në bregdet.

Por, uniksioni kryesor i charterit pritet të jetë dërgimi i parave të pista të politikanëve, oligarkëve dhe njerëzve të krimit në parajsa fiskale, në bankat e Qipros, Zvicrës dhe sidomos në Singapor dhe Hong Kong, dy qendra ku Samir Mana po pastron masivisht para.

Lexo edhe :  Mori rryshfet, Arrestohet drejtori i IKMT-së në Dibër
Powered by Inline Related Posts

Ligji për privatizimin e të gjithë bregdetit

Oligarku Samir Mane dyshohet se ka hedhur miliona euro duke blerë ministra dhe deputetë, për të hartuar dhe miratuar projektligjin mafioz për gjoja mbrojtjen e vijës bregdetare.

Një nen i posaçëm i projektligjit parashikon se në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit nga çdo pronar, shteti ka të drejtën e parablerjes. Pra, ndalohet shitja e pronës, por vetëm nëse blerës është shteti.

Një nen tjetër ndalon rreptësisht çdo ndërtim të ri. Projektligji parashikon shtetëzimin e vijës bregdetare.

Më pas, qeveria i kalon pronat në emër të kompanive të Samir Manes dhe rrethit të tij, duke paraqitur disa projekte zhvillimore.
Nisma ligjore, nëse miratohet, mund të fusë Shqipërinë në luftë civile.

Tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorë

Tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorë, dy projekte të trumbetuara me aq bujë nga qeveria, janë në shërbim të interesave të Samir Manes.

Aeroporti “Erdogan” në Vlorë është projektuar vetëm që ulet çarteri i Samir Manes. Krahas aeroportit, FSHZH do të ndërtojë edhe një pistë helikoptarash pêr Samir Manen.

Tuneli i Llogarasë është projektuar dhe po ndërtohet me para publike vetëm për sarajet e Samir Manes. Jo rastësisht ka nisur të quhet ‘Tuneli Mane’.

Tags: oligarkusamir mane
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Protesta për rritjen e çmimeve/ Florjan Binaj mesazh të fortë për uljen e çmimit të naftës: Atdheu juaj nuk është…

Next Post

“Nëse ju del llogaria në fund të muajit, mos dilni në protestë, rrini në kafe”, Lapaj: Ministret lëvizin me makinat e shtetit për të lyer flokët

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
“Nëse ju del llogaria në fund të muajit, mos dilni në protestë, rrini në kafe”, Lapaj: Ministret lëvizin me makinat e shtetit për të lyer flokët

“Nëse ju del llogaria në fund të muajit, mos dilni në protestë, rrini në kafe”, Lapaj: Ministret lëvizin me makinat e shtetit për të lyer flokët

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

2 months ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 months ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 months ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 months ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !