Thursday, March 23, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Përjashtimi i Berishës, vendim i fortë por akt i dobët

2021/09/17
A A
Përjashtimi i Berishës, vendim i fortë por akt i dobët
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Armand Shkullaku

Lulzim Basha po përpiqet ta kapërcejë ngjarjen më të rëndë në partinë e tij sikur s’ka ndodhur asgjë. Përveç atyre 10 minutave të pararegjistruara ku njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, ai ka heshtur dhe nuk ka sjellë para demokratëve asnjë alternativë si do të përballen ata me një nga krizat e brendshme më të mëdha, që tashmë sapo ka nisur zyrtarisht.

Mungesa e një argumentimi serioz për largimin e Sali Berishës dhe heshtja përballë akuzave të rënda të këtij të fundit, është një rast unikal që i ka vënë në siklet edhe propagandistët e Ramës që (pas vitieve të tëra talljeje) tani u duhet të lartësojnë aktin e Lulit, por edhe vetë drejtuesit e PD që nuk dinë si të mbrojnë e justifikojnë vendimin e shefit të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Dhe në fakt nuk është e lehtë që të argumentosh një vendim për të cilin nuk je dakort dhe as i bindur, por gjithsesi e merr. Si mund të shpjegosh se Sali Berisha është shtylla kurrizore dhe lavdia e Partisë Demokratike, por për të nuk ka vend brenda saj. A mund ta kuptojnë demokratët logjikën se berishizmi mbetet filozofia e partisë së tyre, por krijuesi i saj duhet përjashtuar. Cila qe arsyeja që këtë herë kërkesa e SHBA duhej pranuar pa kushte, pavarësisht bindjes se vendimi kundër zotit Berisha ishte i padrejtë dhe i pamerituar…

Të gjitha këto paqartësi burojnë nga fakti se vendimi i Lulzim Bashës, ndonëse ishte i fortë nuk qe burrëror. Kryetari i PD e zvarriti për tre muaj një vendim që do të duhej ta kishte marrë që ditën e parë kur mbërriti dekreti i sekretarit Blinken që shpallte non grata Sali Berishën. Ose do ta largonte Berishën nga grupi i PD ose do të solidarizohej me të. Basha e zyrtarizoi aktin e tij disa orë para skadimit të ultimatumit, duke eleminuar çdo mundësi për një debat normal brenda një force politike, për përplasje mendimesh dhe rrymash, në fund të fundit për të shtruar çështjen themelore: A duhet të ndahet PD e sotme nga Berisha dhe berishizmi. Sepse në fakt kjo është tema për të cilën Basha dhe drejtuesit e tjerë të PD duhet të vendosin sot.

Lexo edhe :  Horoskopi për ditën e sotme, 17 tetor 2021
Powered by Inline Related Posts

Mungesa e kurajos për t’u përballur me këtë temë të fortë, e bëri vendimin e përjashtimit të Berishës jo vetëm një akt të dobët, por edhe një peshë të rëndë që u ka mbyllur gojën dhe u ka ulur kokën atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë opozitën. E miratojnë ata këtë vendim si një e mirë për Berishën dhe familjen e tij? Si një sakrifikim në emër të raporteve me SHBA, që nga ana e tyre e kanë sakrifikuar PD sa herë i është dashur Edi Ramës? Apo besojnë se shkëputja nga Berisha është një akt i duhur politik dhe kanë një projekt të ri për PD e viteve të ardhshme?

Sot PD duket më në udhëkryq se përpara se Lulzim Basha të merrte vendimin për përjashtimin e Sali Berishës. Pikërisht sepse nuk mori një vendim, por shpalli një njoftim pa qenë i bindur në ato që lexonte. Më shumë se një akt politik, vendimi i 9 shtatorit u duk si një defekt teknik, që mund të rifillojë së shpejti, siç tha vetë Basha pas “sqarimit” të çështjes në rrugë gjyqësore. Pra edhe përjashtohet Berisha por edhe pranohet, edhe me Amerikën por edhe kundër dekreteve të saj, disantacim nga lideri historik por edhe venerim i berishizmit. Këto janë produktet e një vendimi që nuk merret hapur, në ballafaqim me forumet e PD dhe me vetë Berishën në mënyrë që rezultati të jetë i vërtetë, serioz dhe për rrjedhojë i pranueshëm nga cilido.

Partia Demokratike sot duket më e dëmtuar nga mënyra se si u mor vendimi se sa nga vendimi vetë. Prandaj Lulzim Basha ka një mundësi që fushatën kundër tij që nisi Sali Berisha mos ta kalojë si një “defekt teknik”, por të provojë të përballet me të. PD ka patur nevojë me kohë për një përplasje serioze brenda saj dhe tani njeriu që e themeloi atë, (dhe që e la të degradojë për hir të së vërtetës), e ka lëshuar sfidën. Nëse edhe këtë ngjarje që po ndodh, Basha do të tentojë tentojë të kalojë si mbrëmjen e 9 shtatorit, atëherë vërtetë që ka ardhur ora që PD t’i vihet dryni.

Lexo edhe :  Berisha: Tre arsye pse jam anëtar i grupit të PD, Vendimi i jetës së Bashës duhet të ishte largimi i Ramës, jo thika pas shpinë e Sali Berishës
Powered by Inline Related Posts
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Aksidentoi makinën e Policisë në Mirditë, tre efektivë të plagosur

Next Post

“Berisha erdhi në pushtet pasi grisi në zyrë letrat e Clinton”, habit Andi Bushati: Asnjë lider me t*pe në Shqipëri nuk ka ardhur në pushtet pa anti-amerikanizëm

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
“Berisha erdhi në pushtet pasi grisi në zyrë letrat e Clinton”, habit Andi Bushati: Asnjë lider me t*pe në Shqipëri nuk ka ardhur në pushtet pa anti-amerikanizëm

“Berisha erdhi në pushtet pasi grisi në zyrë letrat e Clinton”, habit Andi Bushati: Asnjë lider me t*pe në Shqipëri nuk ka ardhur në pushtet pa anti-amerikanizëm

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

4 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !