Thursday, March 23, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Përjashtimi i Berishës/ Andi Bushati: PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

2021/09/10
A A
Përjashtimi i Berishës/ Andi Bushati: PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Andi Bushati

E gjithë mënyra e sjelljes së Lulzim Bashës, që në ditën kur Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA, e deri në fund, kur vendosi ta përjashtojë atë nga PD-ja është ajo e një njeriu të kapur peng.

Prej fillimit, me reagimin e parë publik, ai mbajti një qëndrim as mish as peshk, që e futi forcën e vet politike në konfuzion. Atëherë Lapsi.al i kahasoi, fjalë për fjalë, tekstin e kreut të PD, i cili Berishës i detyrohej gjithë karrierrën e tij brenda kësaj partie dhe atë të presidentit Meta, me të cilin kishin qenë po aq aleatë sa kundërshtarë: ato ishin si nata me ditën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Më pas, meqë në mënyrë jo fare të rastësishme, vendimi i sekretarit Blinken erdhi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit, kur opozita po debatonte nëse do të zgjidhte rrugën radikale, apo atë institucionale për kundërshtimin e blerjes së votës, Basha e varrosi këtë debat, duke lënë që tema e njollosjes së Berishës të bëhej refreni dominant politik gjatë të gjithë verës.

Ndërkohë, disa zëra demokratësh periferikë, të promovuar dhe të mbështetur nga ai, filluan në mënyrë të njëkohshme me analistët e paguar nga Rama të propogandonin idenë se opozitës i bën mirë divorci me Berishën.

Basha të gjithë këtë e kaloi me gjoja heshtje dhe mospërfillje, pa hapur një debat publik, pa i konsultuar forumet e partisë, pa bërë një bilanc se çfarë e dëmtonte më shumë partinë, mbrojtja apo distancimi nga Berisha. Edhe në ditët e fundit ai është takuar dy herë për një kohë të gjatë me atin e vet politik dhe nuk i ka thënë atij asnjë fjalë për atë që do të bënte. Berisha e ka marrë vesh vetëm 15 minuta para të gjithë shqiptarëve se ai do të ndëshkohej nga partia që pati themeluar vetë. Madje ai u vu përballë faktit të kryer dhe nuk iu mundësua të mbrohej, as para kolegëve në mbledhjen urgjente të grupit të demoktarëve.

Lexo edhe :  VIDEO/ Stuhia godet Stambollin, humbin jetën 4 persona, 19 të plagosur, përmbysen kamionat në autostradë
Powered by Inline Related Posts

Të njëjtën taktikë zgjodhi Basha edhe me deputetët e tjerë të cilët më parë e dëgjuan vendimin nga televizori duke pritur si dele në hollin e PD, për të marrë pjesë në mbledhjen post faktum që kishte thirrur kryetari.

E gjithë kjo kronologji e shkurtër që tregon njëkohësisht edhe një vendim të marrë tinëz partisë, edhe një lojë kulisash që vërteton se firma është hedhur tjetër kund, pasi askush nuk është pyetur (njerëzit më të afërt të kryetarit pohonin pak ditë më parë se pavarësisht kostove Berisha nuk mund të përjashtohej se kjo e dëmtonte rëndë PD-në) ngre disa pyetje. Pse Basha e shmangu për një kohë të gjatë prononcimin për këtë çështje? Pse ai nuk guxoi ti’a thotë asnjëherë Berishës, në takimet kokë më kokë, të vërtetën e aktit që do të ndërmerrte? Pse nuk hapi një debat demokratik brenda partisë, madje edhe një votim në radhët e saj? A nuk e ka PD-ja obligimin moral të ketë të paktën të njëtin standart me PPSH-në, e cila në kongresin e shpërbërjes së saj bëri një bilanc të trashigimisë së epokës enveriste?

Të gjitha këto pikpyetje të shtruara edhe në sfondin e mesazheve shantazhuese që i janë dërguar Bashës nga diplomatët amerikanë, të cilat Lapsi.al i ka botuar tashmë, të bëjnë të dyshosh se lideri demokrat ka vepruar i vetmuar e në fshehtësi, tamam si njeri i kapur me preshë në duar.

Eshtë vështirë të spekulosh nëse ai është peng i ndonjë afere koruptive për të cilën tashmë ia kanë të gatshme dosjen, nëse dikush i tund mbi krye aferën e lobimit në SHBA, me para që s’u dihej burimi, nëse një i tretë i ka përmendur vizën që nuk e merr dot apo një “non grata” të mundshme.

Lexo edhe :  “Na japin leksion njëri me 3 pika e tjetri me 7 pyka për krizën energjitike”, Murrizi publikon tabelat e pagave të KESH: Të investigohet tek të gjitha ndërmarrjet
Powered by Inline Related Posts

Por, ama, një gjë duket sheshit: Lulzim Basha, në këtë çështje, nuk ka vepruar si njeri i lirë.

Atij nuk i ri as fabula e sforcuar që shpërndajnë mbështetësit e tij, të cilët reken të argumentojnë se e ndërmori veprimin e vështirë të sakrifikimit të Berishës, për të ruajtur marëdhëniet me SHBA-në. PD-ja e drejtuar prej tij i ka më keq se kurrë marëdhëniet me diplomatët amerikanë. Ata e kanë tradhëtuar për marrëveshjen e 5 qershorit ku hyri në besë të tyre, për reformën në drejtësi që e ka kapur të gjithën qeveria, ata i kanë falur Edi Ramës edhe zgjedhjet moniste ku vodhi vetveten edhe ato të përgjithshme ku bleu votuesit e opozitës.

Pra, ose vetëm një idiot, ose dikush i marrë peng, mund të dorëzojë një pjesë të trashëgimisë së tij, për të mos marrë asgjë në këmbim. Por Lulzim Basha nuk ka vepruar kësisoj nga padija, por nga paburrërria. Dhe kjo duket më së miri në fjalën që ai mbajti për të paralajmëruar dënimin për Berishën. Ai e ngriti atë në qiell, nuk pranoi asnjë nga akuzat për të cilat e akuzojnë, e pasi tha këto, shpalli përjashtimin. Mesazh më të qartë se ai po vepronte sepse ashtu e detyronin nuk kishte si të kishte.

Në fakt, i gjithë ky enumeracion i gjatë nuk ka për qëllim të tregojë se kush ka lujatur rolin e të mirit dhe kush atë të të keqit në këtë film të shpifur dhe të shëmtuar. Për mënyrën se si e mbylli dalë ngadallë PD, për formën aspak luajale se si e paracaktoi trashigimtarin e tij, për heshtjen dhe pafytyrësinë që tregoi kur spastroheshin Topalli, Bode, Patozi, Bregu, “doktori’ meritonte po të njëjtën fat nga djali mosmirnjojtës dhe plangprishës. Pra, askujt nuk duhet ti vijë keq për këtë.

Lexo edhe :  U përfshi në trafikun e drogës, dënohet 28-vjeçari shqiptar në Angli, gjykatësi: Erdhe këtu të punosh, por të pëlqente ‘leku i shpejtë’
Powered by Inline Related Posts

Por, ndërkohë interesi publik i kësaj fabule e tejkalon disa fish fatin personal të Bashës dhe Berishës. Në thelb, mënyra sesi i pari u soll me të dytin, se si ai planifikoi në vetmi dhe në heshtje goditjen e tij ngre një pikpyetje të madhe për fatin e opozitës.

Sepse në këtë stad fuqie politike, monetare dhe diplomatike që ka kapur regjimi i Ramës, PD nuk e ka luksin të ketë në krye një shef të shantazhueshëm dhe të kapur. Në fakt kjo po ndodh. Dhe ky është lajmi më i shëmtuar i episodit të përjashtimit të Berishës. Bashkë me peshën e humbjes së liderit historik, ai po na shërben për të kuptuar se PD ka përfunduar si një çetë bashibozukësh që komandantin ia kanë kapur peng.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Berisha: Me vendimin e Bashës janë lënduar mijëra demokratë, PD në 8 vite ka kaluar nga disfata në disfatë

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2021

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2021

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2021

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

4 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !