Tuesday, March 21, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Kosova

Pas 11 ditëve tension në veri/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

2021/09/30
A A
Pas 11 ditëve tension në veri/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja Kosovë- Serbi për reciprocitetin e targave është aritur më në fund, pas 11 ditëve tension në veri.

Ky lajm i mirë është bërë publik nga i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili publikoi edhe dokumentin e marrëveshjes.

Palët janë pajtuar për tri pika kyçe:

Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, si masë e përkohshme, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

3.Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

“Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar”, ka reaguar Lajçak.

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës mori vendimin që shoferët nga Serbia kur të hyjnë në Kosovë duhet të ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës me targa të reja.

Lexo edhe :  Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi
Powered by Inline Related Posts

Dy pikat kufitare në veri të Kosovës, Bërnjak dhe Jarinjë ku popullsia është shumicë serbe janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Pas tensioneve të krijuara u vendosën njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Tags: KFORKosovë- SerbiMarrëveshjaNATO
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Kriza e karburanteve në Britani, apeli i qeverisë: Mos përdorni fjalën “panik”

Next Post

Saimir Hoxha shpallet Dëshmor i Atdheut/ Për policin e rënë në detyrë vendoset një yll në murin e kujtesës

Related Posts

Arrestohet Vali Corleone, u denoncua nga babai i tij
Kosova

Arrestohet Vali Corleone, u denoncua nga babai i tij

03/22/2022
Policia e Kosovës mësyn te Ministria e Mjedisit, arrestohen dy zyrtarë dhe 5 persona të tjerë
Kosova

Policia e Kosovës mësyn te Ministria e Mjedisit, arrestohen dy zyrtarë dhe 5 persona të tjerë

01/06/2022
“Më jep 100 euro po deshe s*ks me mua”,  Gazetari i punon ‘rrengun’ të moshuarve shqiptarë në Prishtinë
Kosova

“Më jep 100 euro po deshe s*ks me mua”,  Gazetari i punon ‘rrengun’ të moshuarve shqiptarë në Prishtinë

12/04/2021
Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi
Kosova

Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

12/01/2021
Borrell: I tmerruar për sulmin ndaj autobuzit në Deçan, përgjegjësit të vihen para drejtësisë
Kosova

Borrell: I tmerruar për sulmin ndaj autobuzit në Deçan, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

11/27/2021
“Ishte e shkëlqyer”, mësuesja mes lotësh përshkruan nxënësen e saj që u vra në Gllogjan
Kosova

“Ishte e shkëlqyer”, mësuesja mes lotësh përshkruan nxënësen e saj që u vra në Gllogjan

11/27/2021
Load More
Next Post
Saimir Hoxha shpallet Dëshmor i Atdheut/ Për policin e rënë në detyrë vendoset një yll në murin e kujtesës

Saimir Hoxha shpallet Dëshmor i Atdheut/ Për policin e rënë në detyrë vendoset një yll në murin e kujtesës

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

2 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !