Monday, March 27, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Partia “de facto” e Putinit, Në pushtet, Rusia e Bashkuar, është pranë një fitore me 49.66 % të votave

2021/09/20
A A
Partia “de facto” e Putinit, Në pushtet, Rusia e Bashkuar, është pranë një fitore me 49.66 % të votave
Share on FacebookShare on Twitter

Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar, është në rrugë për të siguruar një fitore të rehatshme në Dhomën e Ulët të Parlamentit, të njohur ndryshe si Duma e Shtetit rus.

Zgjedhjet në Rusi u mbajtën nga data 17 deri më 19 shtator.
Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar, e cila mbështet presidentin rus, Vladimir Putin, ka fituar 49.66 për qind të votave.

Putin, edhe pse nuk është udhëheqës zyrtar i partisë, vepron si udhëheqës de facto i saj. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Komuniste ka rreth 19.56 për qind të votave dhe Partia nacionaliste Liberal-Demokratike rreth 7.51 për qind.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Votuesit votuan për 450 deputetët e Dumës, ndërsa në zgjedhje morën pjesë 14 parti. Rusia e Bashkuar shpalli fitoren disa orë pasi u mbyllën votimet të dielën në mbrëmje. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Andrei Turchak, u tha mbështetësve se fitorja është “e ndershme dhe e pastër”.

Në zgjedhje mungoi një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i shpallën “ekstremiste” organizatat e lidhura me figurën e burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij.

“Nëse Rusia e Bashkuar arrin sukses, vendi ynë do të përballet me pesë vjet të tjerë të varfërisë, pesë vjet të shtypjes së përditshme dhe pesë vjet të humbur”, u tha në një mesazh të publikuar në llogarinë e Navalnyt në Instagram, në prag të zgjedhjeve.

Navalny është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht.
Në zgjedhjet e fundit kombëtare, më 2016, Rusia e Bashkuar fitoi mbi 54 për qind të votave. Këtë herë, në disa qytete, përfshirë Moskën, u votua edhe në mënyrë elektronike.

Lexo edhe :  Arrestohet 32-vjeçari me armë në Mat, Pranga dhe 3 të rinjve për drogë
Powered by Inline Related Posts

Për herë të parë qysh në vitin 1993, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk ishin të pranishëm, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet ruse.

Në ditën kur nisën votimet, aplikacioni online Smart Voting, i ideuar nga Navalny, u hoq nga gjigantët e teknologjisë Apple dhe Google.

Autoritetet ruse i kanë kërcënuar dy kompanitë me gjoba të mëdha nëse refuzojnë ta heqin aplikacionin, i cili u thoshte përdoruesve se mund t’i rrëzojnë kandidatët e partisë në pushtet.

Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov, tha se gjigantët e teknologjisë “kanë rënë nën shantazhin e Kremlinit”.

Ekipi i Navalnyt po ashtu u bëri thirrje votuesve që të votonin në ditën e fundit, për të zvogëluar, siç u tha, mundësinë që votat e tyre të manipulohen gjatë dy ditëve të para të votimit.

Autoritetet thanë se i kanë ndarë zgjedhjet në tre ditë për të parandaluar grumbullimin e njerëzve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Kritikët, megjithatë, pretenduan se periudha më e gjatë ofron mundësi të bollshme për manipulim dhe sajim të një rezultati të dëshiruar.

Të dielën në mbrëmje, grupi i pavarur i monitorimit të votave Golos – të cilin autoritetet ruse e kanë cilësuar si “agjent të huaj” – tha se ka gjurmuar më shumë se 4,500 raporte për shkelje në votime.

Raporte për parregullsi erdhën nga e gjithë Rusia. Ministria e Brendshme e Rusisë u tha gazetarëve se nuk ka regjistruar ndonjë “shkelje të rëndësishme”.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

SHBA merr vendimin e rëndësishëm: Në nëntor lejon hyrjen e udhëtarëve të vaksinuar nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar

Next Post

Basha bën deklaratën e fortë: Atë që di unë për Berishën i di dhe ai vet, ju s’keni për ti marrë vesh kurrë

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Përjashtimi i Berishës nga PD, Luli bëri Pabesi ndaj meje, bashkërendoi forcat me Edi Ramën

Basha bën deklaratën e fortë: Atë që di unë për Berishën i di dhe ai vet, ju s’keni për ti marrë vesh kurrë

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !