Ish-kryenministri Sali Berisha është pritur me ovacione të shumta në sallën e “Hotel Rogner”, aty ku do të fillojë takimi i parë me demokratët e Tiranës.
Qindra simpatizantë janë mbledhur në sallë dhe jashtë saj, teksa kanë duartrokitur dhe e kanë pritur Berishën me thirrjen “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Ndërkohë Berisha fjalëne tij e ka nisur duke falenderuar demokratët kudo q ëndodhen, ndërsa më pas ka vijuar me akuzat ndaj kryeminsitrit Edi Rama.
“Të dashur demokratë, miq, një përshëndetje shumë të përzemërt, juve këtu dhe demokratëve kudo që janë. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në Parlamentin shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Eurpë. Sot është ditë jo fatkeqësie, por mynxyre kombëtare. Me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër, pasi ai në 8 vite, ka mjeruar shqiptarët, të cilët 8 vite më parë, për herë të parë, merrnin rroga më të mëdha se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Sot, paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është ditë fatkeqësie e madhe, sepse betohet nejriu që me vjedhjet e abuzimet, në koncesionet, në taksa, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion”, tha Berisha ndër të tjera.
Discussion about this post