Banka e Shqipërisë ka hedhur sot në treg dy kartëmonedhat e reja, 500 dhe 2000 lekë.
Këto dy kartëmonedha vijnë me një risi në përforcimin e sigurisë kundër falsifikimit të tyre.
Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.
500 LEKË/ Përmasat 132 mm x 69 mm
Ngjyra E kaltër
Hedhur në qarkullim 17 janar 2022
Pamja e përparme: Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë.
Tekstet “BANKA E SHQIPËRISË”, “PESËQIND LEKË”, “ISMAIL QEMALI 1844 – 1919”
Pamja e prapme: Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u morr vendimi.
200 LEKË: Përmasat 146 mm x 72 mm
Ngjyra E purpurt
Hedhur në qarkullim 17 janar 2022
Pamja e përparme: Portreti i Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir.
Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DY MIJË LEKË”,“MBRETI GENT 181 – 168 p.e.s.”
Pamja e prapme: Elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe bima medicinale Gentiana Lutea.
Discussion about this post