Në pamjet e publikuara, shihen se si forcat policore mësyjnë në godinat e mbushura me drogë. Në sajë të kësaj ndërhyrjeje, ku morën pjesë Spanja, Shqipëria dhe Gjermania, në bashkëpunim me EUROPOL, u arrestuan 107 persona, pjesë e së cilëve edhe shqiptar. Siç shihet më tej në pamje, efektivët arrijnë të futen deri në të mbjellat e drogës, shihen disa persona të arrestuar, të ulur në karrige.
Vlen të përmendet se hetimi ka më shumë se një vit që ka nisur dhe autoritetet spanjolle kishin dyshime mbi një organizatë me origjinë shqiptare të vendosur në Spanjë. Ky rrjet ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Pas kryerjes së këtij kultivimi masiv, marijuana shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesë.
Grupi u zbulua nga faturat e larta të energjisë që paguanin çdo muaj.
Sipas mediave , Agjentët spanjollë gjithashtu kanë sekuestruar pajisje moderne dhe tepër të sofistikuara, të cilat ndihmonin në rritjen e shpejtë të bimës, të cilat kapin vlerën e 160,000 euro , ku në një periudhë tre mujore, organizata është detyruar të paguajë diku te 6 mln euro energji, që shërbente për rritjen e kanabisit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 ton drogë si dhe 50 godina që shërbenin për kultivimin dhe ruajtjen e kanabisit. Po ashtu u sekuestruan tre automjete super luksoze, 10 celularë, një makinë për numërimin e parave, 7442 euro cash, dy makina paketimi e një sërë materialesh të tjera, që ndihmonin në kultivimin, deri në nxjerrjen në treg të bimës. Autoritetet spanjolle njoftuan se materialet e sekuestruara kapnin shifrat e më shumë se 2 milion euro.
Policia spanjolle ka njoftuar se hetimet janë ende në zhvillim e sipër, dhe nuk bëhen me dije detaje të tjera në lidhje me këtë operacion antidroge.
Discussion about this post