Tuesday, March 28, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Analiza

Mali i Zi, Edi Rama Gri dhe Albini i Kuq!

2021/09/07
A A
Mali i Zi, Edi Rama Gri dhe Albini i Kuq!
Share on FacebookShare on Twitter

“Open Ballkan”, u gjunjëzua në Mal të Zi. Sulmi serb aty, me teshat e priftërinjve ortodoksë të organizuar në detashmente sulmi, politike dhe quasi paramilitare, e mbushën më kakërdhija minjsh, tortën e papjekur të gjeopolitikanit junior Edi Rama. Kësaj rradhe, ngjyrë Gri dhe besohet fytyrë errësuar nga grisja që serbët i bënë farsës, së tangos Vuçiç-Rama dhe refuzimi kuptimplotë të kësaj tangoje nga Gjukanoviç dhe nga Albin Kurti.

Ofensiva mirëfilli serbo-madhe, me zjarr e hekur kundër Podgoricës dhe pro-Oksidentalizmit malazez, me prapavijë të qartë destabilizuese, hodhi në erë farsën pa themel të vëllazërimit shumë të parakohshëm serbo-shqiptar…

Shalqinjtë e Konispolit, që kryeministri ynë, ka, kaq shumë me merak se prishen rrugës për në Beograd, nuk mund të vendosin linjat e gjeopolitikës në Ballkan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Anipse zoti Vuçiç, me kabinet të mirëfilltë këshillues në politikën e jashtëme, duhet të jetë habitur jo pak me diletantizmin pordhëmadh, të gjeo-strategëve pranë KM-së sonë hokatar dhe lojtar i madh, në batuta-shkencën e madhe ballkanase…

E kuqja e shalqinit të Ramës dhe e kuqja e gjakut të derdhur në Kosovë, nuk kanë asgjë të përbashkët. Sepse serbët në Ballkan, janë sot, pas Greqisë, blerësit më të mëdhenj të armëve. Të cilat nuk i shkëmbejnë me shalqinj, por me pozicionime gjeopolitike në favor të Mëmës së madhe Rusi. Ka rreth 300 vite që funksionon kështu. Dhe ndoshta do të vazhdojë edhe këto 30 vite që Rama ka hyrë në politikë. Madje dhe shumë përtej 30 viteve.

Kryeministrit tonë duhet t’ja thonë këto gjëra. Beogradi politik, nuk është i thjeshtë ai Tirana politike, ka shumë arkiva, shumë labirinthe dhe shumë rafte mbushur me dosje të nxehta dhe të lagështa, që ruhen mbi dhe nën tokë. Për të gjithë politikanët shqiptarë apo ish politikanët shqiptarë, politikanë ballkanas dhe ish politikanë ballkanas dhe jo vetëm.

Lexo edhe :  Mateo i vogël që nuk është më dhe ne të gjallët që flasim post mortum!
Powered by Inline Related Posts

Nuk mund të thuhet se qasja e kryeministrit të Tiranës, nuk ishte një qasje që tërheq vëmendjen. Sidomos në Perëndim ku shpresohet me të madhe që të fryjnë erëra të reja, sa më pak helmuese dhe sa më larg aromës së gjakut.

Por ja, doli që, qëndrimi “skematik”, kuqalash apo kuq-e-zi i Albin Kurtit, na ishte më largpamës dhe më larg aventurës me serbë qengja dhe pëllumba. Sepse as nuk janë dhe as nuk jemi, rraca qingjash dhe pëllumbash ne. Dhe kjo nuk është një mburrje, por kështu kemi qëlluar nga koha.

Duhet ti themi faleminderit rezistencës së Oksidentalizmit në Mal të Zi, që Shqipëria diplomatike e Kryeministrit Rama, të nxitojë të hapë sytë. Të heqë dorë, nga besimi i ripërtëritur te serbi Vuçiç, që nisi sulmin e tij të madh në Mal të Zi, duke e bërë të skuqet (besoj) “vëllain” e ri, të Tiranës. Artur Zheji

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Sfida ndaj San Marino/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Reja me stafin monitorojnë situatën në ekip.

Next Post

Mark Marku tregon bisedën me kryedemokratin pas humbjes në 25 prill: Isha kundër kongresit

Related Posts

“Shenjat janë që ne nuk do bëjmë kurrë shtet”! Mentor Kikia shpërthen i revoltuar: Një dyzinë ministrash…
Editorial

“Shenjat janë që ne nuk do bëjmë kurrë shtet”! Mentor Kikia shpërthen i revoltuar: Një dyzinë ministrash…

08/09/2022
Deti shqiptar, një xhungël në dorë të banditëve
Editorial

Deti shqiptar, një xhungël në dorë të banditëve

08/02/2022
Amnistia fiskale, parajsa që të korruptuarit, kontrabandistët dhe kriminelët i vesh me petkun e ligjit
Editorial

Amnistia fiskale, parajsa që të korruptuarit, kontrabandistët dhe kriminelët i vesh me petkun e ligjit

08/01/2022
Kinezët e Rinasit dhe “kinezët” shqiptarë që përfituan 74 mln euro
Editorial

Kinezët e Rinasit dhe “kinezët” shqiptarë që përfituan 74 mln euro

07/31/2022
‘Fatura e bixhozit, Shqipëria në horror energjetik, më keq se në 2001’
Editorial

‘Fatura e bixhozit, Shqipëria në horror energjetik, më keq se në 2001’

03/23/2022
Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun
Editorial

Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun

02/05/2022
Load More
Next Post
Mark Marku tregon bisedën me kryedemokratin pas humbjes në 25 prill: Isha kundër kongresit

Mark Marku tregon bisedën me kryedemokratin pas humbjes në 25 prill: Isha kundër kongresit

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

1 month ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !