Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë prodhuar tensione në skenën e politikës shqiptare, vendimin e Bashës për të hequr nga grupi parlamentar të PD, Sali Berishën.
Lubonja thotë se Berisha duhet të largohet që pas ngjarjeve tragjike të vitit 97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin.
”Vetëposhtërm i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithëse, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.
çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pa s’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëztë rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për ti bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.
Discussion about this post