Mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar foton e autorit të vrasjes së mësueses së shkollës fillore Sabina Ness. Koci Selamaj 36-vjeç është personi që shihni në foton e mëposhtme dhe është arrestuar për vrasjen e mësueses më 17 shtator. Shqiptari kishte punuar si shofer për “Domino’s Pizza” nga maji, por në muajin korrik ishte larguar. Sabina u vra ndërsa po kalonte nëpër Cator Park për të takuar një shok për takimin e parë të Premten, 17 Shtator.
Selamaj është me origjinë nga Shqipëria dhe kishte jetuar me të dashurën e tij rumune në Eastbourne, East Sussex. Por thuhet se në muajin gusht ata ishin ndarë. Policia e kishte vënë nën hetim shqiptarin 24 orë para se ta arrestonte, ndërsa më herët policia kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë në lidhje me këtë ngjarje të cilët tani janë lënë të lirë.
Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë publikuar ende nga policia, por thuhet se autori i vrasjes së Sabinës e goditi atë me një objekt mbi kokë para se ta mbante mbi supe drejt parkut ku u gjet trupi i saj. Dëshmitarët kishin treguar se kishin parë një burrë në këtë zonë që ngjante me atë që po kërkonte policia. Trupi i Sabinës u gjet nga një qen të nesërmen në mbrëmje i mbuluar me gjethe pranë qendrës së komunitetit OpenSpace në Cator Park. Ajo u gjet vetëm 200 metra larg shtëpisë ku kishte jetuar që nga qershori.the sun
Discussion about this post