Monday, March 27, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Kush është Olaf Scholz, Kancelari i pritshëm i Gjermanisë?

2021/09/27
A A
Kush është Olaf Scholz, Kancelari i pritshëm i Gjermanisë?
Share on FacebookShare on Twitter

Fituesit e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Gjermani ishin Social Demokratët (SPD), të udhëhequr nga Olaf Scholz.

Tani që komisionet zgjedhore i kanë numëruar të gjitha votat e hedhura në kuti, SPD mblodhi 25.7% të tyre, rezultati më i mirë që ka shënuar në shumë vite, ndërsa CDU / CSU mori 24.1% ose -8.9% krahasuar me zgjedhjet e mëparshjme. Me fjalë të tjera, koncervatorët shënuan ecurinë më të keqe në historinë e tyre, pas 16 vitesh në qeverisje.

Pas shpalljes së rezultateve, Scholz foli për një “mandat shumë të qartë për të formuar një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Por çfarë dihet për udhëheqësin e SPD dhe pasardhësin e mundshëm të Angela Merkel?

Kursi i tij politik

Ai ishte një socialdemokrat gjatë gjithë jetës së tij.Lindi në Osnabrück dhe u rrit në Hamburg.

Pavarësisht se shpesh përshkruhet si “i mërzitshëm”, 63-vjeçari Scholtz ka qenë i gatshëm të tregojë imazhin e një njeriu aktiv që meriton të besohet, sipas një artikulli të Sky News.

Për më tepër, pavarësisht qëndrueshmërisë dhe stabilitetit premtues, Scholtz ka mbajtur distancën e tij nga ish-aleatët e tij, duke pretenduar se ishte shumë i butë me biznesin.

Një avokat me profesion, Scholz është një politikan me shumë përvojë, i cili ka mbajtur poste shumë të larta si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

Ai hyri për herë të parë në parlamentin gjerman në moshën 40 vjeçarë në 1998, dhe, në mes të periudhave të ndryshme brenda qeverisë lokale të Hamburgut, ishte i lartë në qeverinë federale ose SPD për 20 vitet e fundit.

Ai ishte kryebashkiak i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018, dhe gjithashtu ka shërbyer si sekretar parlamentar dhe nënkryetar i SPD, si dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të Angela Merkel.

Lexo edhe :  Rritet numri i të shtruarve të infektuar , Hapet ‘Covid 3’, Manastirliu: Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situates.
Powered by Inline Related Posts

Covid-19 dhe lavdërimet e FMN-së

Gjatë pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi Scholtzin për masat që mori pasi hartoi një buxhet të balancuar për të mbrojtur ekonominë gjermane dhe ndihmoi në krijimin e Fondit të Rimëkëmbjes së BE, pavarësisht kundërshtimit fillestar të Merkelit.

Mes rritjes së inflacionit gjerman dhe presionit nga kundërshtarët e tij konservatorë, Scholtz donte ta mbante Bankën Qendrore Evropiane (BQE) të ndarë nga menaxhimi i qeverisë gjermane të ekonomisë së vendit të tij, duke theksuar nevojën për të respektuar pavarësinë e BQE –së.

Ai ka punuar me Francën gjithashtu për të promovuar përpjekjet për të vendosur një taksë minimale ndaj korporatave, si dhe rregulla të reja mbi taksimin e gjigantëve të teknologjisë.

Kujdesi që ai ka treguar i kombinuar me ndihmën vitale që dha në mes të krizës kanë dhënë frytet e veta, raporton Sky News.

Skandale dhe kritika

Sidoqoftë, karriera politike e Scholtz është dëmtuar nga shumë skandale. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja rezultoi në dhunë mes protestuesve dhe policisë.

Ligjvënësit e opozitës e akuzuan atë për mungesë të mbikëqyrjes në fillim të këtij viti pasi gjatë qëndrimit të tij si ministër i financave, doli në dritë kompania mashtruese e pagesave Ëirecard, skandali më i madh gjerman i pasluftës. Megjithatë, ai i ka mohuar akuzat se mban ndonjë përgjegjësi politike.

Përveç kësaj, atij i është bërë një pyetje tjetër nëse ai u përpoq të ndikonte ndaj autoriteteve tatimore në emër të një banke në Hamburg, një skandal që i privoi shtetit gjerman miliarda euro. Përsëri, ai mohon se ka kryer ndonjë krim, ndërsa nuk ka pasur prova specifike kundër tij.

Lexo edhe :  Ngjarja e rëndë në plazhin e Potamit, ja dëshmia e drejtuesit të gomones që i mori jetën 7-vjeçares
Powered by Inline Related Posts

Kohët e fundit, Scholtz u detyrua të kthehej nga Berlini, ku po bënte fushatë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të komitetit të financave të parlamentit. Kjo ndodhi pasi prokurori urdhëroi një hetim në Ministrinë e Financave për pengim të drejtësisë në njësinë për luftimin e pastrimit të parave.

Zyrtarët e SPD lanë të kuptohet se koha e incidentit ishte e motivuar politikisht, pasi partia e Scholtz kishte përparësi në sondazhe.

Sidoqoftë, Scholtz doli relativisht i padëmtuar. “Nuk pati një ndikim serioz,” tha Peter Matusek, një analist në kompaninë e sondazheve Forsa.

“Kandidat për Kancelar, jo për cirk”

Duke ardhur nga ana më e moderuar e partisë së tij dhe duke pasur njohuri të plota mbi realitetin e sundimit gjerman, ai pritet të përpiqet të ndërtojë një aleancë, ndoshta në formën e një koalicioni të madh si ai me të cilin Merkel ka pasur sukses dhe në mënyrë të përsëritur.

Gjatë pandemisë, ai i theksoi qendrimet e tij pranë qendrës së majtë me një paketë të konsiderueshme mbështetjeje financiare, por, ndryshe nga disa në parti më të majta, ai donte që Gjermania të merrej me borxhin deri në vitin 2023, duke rikthyer kufijtë e rreptë të shpenzimeve .

Sipas artikullit të Sky, ai zakonisht udhëhiqet nga pragmatizmi dhe jo nga personaliteti i tij. /Përgatiti:abcnews

Tags: GermanyKancelarOlaf Scholz
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj

Next Post

Ndryshon masa në “arrest shtëpie” për Viktor Markun dhe Sebastiano Mali, të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës te “Komuna e Parisit”

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Ndryshon masa në “arrest shtëpie” për Viktor Markun dhe Sebastiano Mali, të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës te “Komuna e Parisit”

Ndryshon masa në “arrest shtëpie” për Viktor Markun dhe Sebastiano Mali, të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës te “Komuna e Parisit”

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

1 week ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

4 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

4 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !