Thursday, March 23, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kompanitë e Sigurimeve: Qeveria duhet të bëjë ligjin për sigurimin e pronës me detyrim, pagesë 50 euro në vit për një shtëpi që kushton 100 mijë €

2021/09/23
A A
Kompanitë e Sigurimeve: Qeveria duhet të bëjë ligjin për sigurimin e pronës me detyrim, pagesë 50 euro në vit për një shtëpi që kushton 100 mijë €
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG dhe UBA Bank, Kadri Morinaj i kërkon Qeverisë që në këtë sezon të ri parlamentar të përgatisë ligjin për sigurimin e detyrueshëm të pronës. Morinaj ofron edhe modelin:Për një banesë të vlerësuar 100 mijë euro, një qytetari do t’i duhet të paguajë 50 euro në vit.

Sigurimi i pronës duhet të bëhet i detyrueshëm. Duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë prekur vendin tonë si tërmeti apo zjarret, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank,  Kadri Morinaj kërkon nga qeveria një ligj për sigurimin e detyrueshëm të pronës.

“Koha bën të veten dhe ka ardhur momenti që njerëzit të mendojnë për të ardhmen e tyre. Tërmeti i djeshëm përkon me atë të dy viteve më parë, çka tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një zonë sizmike me rrezikshmëri të lartë. E njëjta ndodhi edhe me ngjarjet e zjarreve këtë vit, të cilat ishin të pazakonshme. Nga thatësirat e mëdha, nesër mund të jemi të rrezikuar edhe nga përmbytjet, që uroj të mos ndodhin. Me gjithë këto fatkeqësi ndërgjegjësimi i popullatës është në nivelin minimal për të siguruar pronën e tyre, çka do të thotë se nuk janë të ndërgjegjësuar dhe as ndikuar që të bëjnë sigurimin e pronës së tyre. Kjo nuk është një kërkesë e kompanive të sigurimit, por është një thirrje për ndërgjegjësimin e popullit tonë. Ka ardhur momenti që qeveria e re së bashku me opozitën duhet të përgatisin sa më parë një ligj për sigurimin e pronës. Kështu qytetari nuk është më në duar të fatit apo të qeverisë, por kompensohet menjëherë për dëmet e shkaktuara nga kompanitë e sigurimeve. Kompanitë e sigurimeve e vërtetuan në tërmetet e 2019 që ishin mjaft të konsoliduara në trajtimin dhe kompensimin e dëmeve, së bashku me kompanitë ndërkombëtare partnere të risigurimit, të cilat në 2 tërmetet e kaluara kanë paguar 40 milionë euro për dëmet e shkaktuara. Këto ishin sigurime të bëra nga kredimarrrësit nëpër banka dhe nuk kishte asnjë sigurim që ishte bërë vullnetarisht nga ndonjë klient.  Jam i bindur se ka ardhur momenti që sigurimi i pronës të bëhet i detyrueshëm”, ka deklaruar Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com
Lexo edhe :  SPAK ‘zbarkon’ në zyrat e Kadastrës Vlorë/ prokurorët kërkojnë dosjet për zonat bregdetare
Powered by Inline Related Posts

Sipas Morinës një qytetar do të duhet të paguajë 50 euro në vit për sigurimin e pronës, për një banesë të vlerësuar 100 mijë euro.

“Primi i sigurimit të pronës u kushton shumë pak qytetarëve, duke nisur nga 25 euro. Nëse një qytetar ka një apartament që vlen 100,000 euro, ai do të paguajë vetëm 50 euro në vit, duke u dëmshpërblyer nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja deri në shumën 100,000 euro. Ky sigurim mbulon edhe pajisjet brenda shtëpisë, të cilat mund të dëmtohen nga fatkeqësitë. Kjo nuk mund të konsiderohet taksë, pasi është një shërbim dhe siguri për klientin”, tha ai.

Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank apelon që qeveria në një kohë sa më të shkurtër të nisë me përgatitjet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të pronës, duke shtuar se ndërgjegjësimi i popullatës për këtë qëllim është në nivelin minimal.

“I bëj apel qeverisë që në një kohë sa më të shkurtër të përgatisë bazën ligjore për sigurimin e  detyrueshëm të pronave. Në të vërtetë sa herë ndodh një fatkeqësi edhe kompanitë e sigurimit edhe instancat shtetërore sensibilizohen dhe qeveria është në përgatitjen e një projektligji në 2 vitet e fundit. Për shkak të disa faktorëve kjo ende nuk është konkretizuar. Kompanitë e sigurimit kanë hyrë në negociata me qeverinë, AMF-në dhe Bankën Botërore, por akoma nuk kemi bërë diçka konkrete. Ne nuk duhet të presim të bjerë sërish një tërmet që të kujtohemi për ta finalizuar, por duhet një orë e më parë. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe qytetarëve të sigurohen për veten e tyre. Ky është një standard që e kërkon edhe Europa, ku qytetari nuk del në rrugë pa u siguruar”, përfundoi Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG dhe UBA Bank, Kadri Morinaj.

Lexo edhe :  Nesër protestë për çmimin e karburanteve, do fiken makinat
Powered by Inline Related Posts
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Kosova shtrëngon masat anti-COVID, nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo test COVID-i

Next Post

Psikologia 25 vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti xheloz dhe i hedh trupin nga ballkoni

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së
Aktualitet

Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

01/31/2023
“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal
Aktualitet

“Përdorte makinat e FBI për të bërë seks”/ “Daily Mail”: Ja kush është gruaja që i bëri “gropën” McGonigal

01/29/2023
Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh
Aktualitet

Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh

01/25/2023
Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”
Aktualitet

Shkatërrimi i grupit të Dervishajt/ Detajet: Francezët sollën në SPAK përgjimet e “Sky” dhe “Encro”

01/22/2023
Suprizat në 3 bunkerët e Matteo Messina Denaro, nga portreti i “Kumbarit”, viagrat dhe deri te masonët
Aktualitet

Suprizat në 3 bunkerët e Matteo Messina Denaro, nga portreti i “Kumbarit”, viagrat dhe deri te masonët

01/22/2023
Load More
Next Post
Psikologia 25 vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti xheloz dhe i hedh trupin nga ballkoni

Psikologia 25 vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti xheloz dhe i hedh trupin nga ballkoni

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

4 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

4 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !