Gjatë ditës së sotme u tha se ‘kufiri’ që Komsioni Europian ka vendosur sa i takon vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit do të zbatohet në vitin 2022. Njoftohet se certifikatat e vaksinimit skadojnë 9 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Çfarë nënkupton kjo?
Me fjalë të tjera ju duhet të bëni vaksinën e tretë pas 9 muajsh, ndërkohë vendimi do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt.
Komisioni Europian ka vendosur një “kufi” nëntë-mujor për vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit. Ditën e sotme u tha se certifikatat e vaksinimit ndaj Covid do të “skadojnë” nëntë muaj nga kryerja e dozës së dytë. Po, mirë e lexuat vetëm 9 muaj. Në mënyrë që këto certifikata të jenë të vlefshme duhet që qytetarët të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, ndërsa vendimi në fjalë pritet që të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
Discussion about this post