Pas puthjes që dhanë mbrëmë në dasmë, Kiara dhe Luizi nuk kanë ngurruar që dhe sot të dhurojnë vazhdimisht puthje. Madje gjatë një bisede Kiara ka zbuluar dhe planet.
Ajo i tha Luizit se nuk është ende gati për martesë zyrtare, por pasi të dalin nga Big Brother do bashkëjetojnë. Ndërkohë Luizi menjëherë u shpreh i gatshëm dhe nisi të mendonte për vendin ku do të bashkëjetojnë.SHIH VIDEON
Situata e krijuar në shtëpi, ka shtyrë Luizin të mendojë se Kiara mund të dalë në nominim këtë javë. Sipas tij, banorët do e nominojnë Kiarën, pasi ajo i fal lumturi atij dhe për aq kohë sa ai është i lumtur brenda në shtëpi, kjo gjë nuk e favorizon grupin e Oltës.
Kiara tha se nuk e ka problem fare nëse ajo del në nominim apo edhe nëse del fare nga shtëpia. Luizi nga ana tjetër, bëri disa aludime, që sipas tij, në nominim mund të dalin ai, Kiara, Efi dhe Armaldo ose, ai, Kiara dhe Olta.
Luizi dhe Kiara folën edhe për dyshen Amos-Dea, të cilët nuk shkuan në dasmën e tyre. Luizi u shpreh se do i “zhgarravisi” të dy dhe u shpreh se edhe Amos dhe Dea do të dalin njëri pas tjetrit nga shtëpia.
Luizi, Kiara dhe Efi biseduan mëngjesin e sotëm për dyshen Amos-Dea, të cilët nuk u bashkuan me pjesën tjetër për të festuar kurorëzimin e martesës së çiftit.
Luizi tha se të gjithën atë skenë, e bënë vetëm për të tërhequr vëmendje dhe se ata do të dalin nëjri pas tjetrit nga shtëpia. Efi nga ana tjetër, i tha Luizit dhe Kiarës që i kërkoi Amosit dhe Deas që të mos bënin shumë zhurmë, ndërsa ai i është kthyer duke thënë se edhe ata bëjnë zhurmë.
Discussion about this post