Saturday, June 10, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin e përjetuar nga i dashuri/ “Më mbyllte në shtëpi e më qëllonte me grushta fytyrës”

2022/08/01
A A
Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin e përjetuar nga i dashuri/ “Më mbyllte në shtëpi e më qëllonte me grushta fytyrës”
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo është këngëtare e këngëve popullore në Shqipëri. Në një nga intervistat e saj, tha se i përlqejnë sfidat dhe se i merr parasysh edhe pasojat. Por E.S., nuk e kishte parashikuar se deri ku do të shkonte i dashuri i saj, një burrë i martuar dhe me katër fëmijë.

Ai e dhunoi këngëtaren shqiptare për shkak të xhelozisë që nuk mundi dot ta frenojë. Deri aty sa ai u kthye në një përndjekës dhe i fiksuar pas bukurisë së artistes popullore në Shqipëri.

Në dosjen që policia i tregoi Gazetasi.al, shpjegohet se si këngëtarja E.S., me banim në rrugën “Ndre Mjeda”, i tha policisë se u lidh me një 34-vjeçar nga Prishtina që jetonte në Kosovë dhe që rezulton të jetë me arsim të mesëm dhe me statusin i martuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

“Nga viti 2015, bashkëjetova në Kosovë me T.F., ndonëse ai është i martuar dhe me katër fëmijë”, – shprehet përpara policisë këngëtarja.

“Marrëdhënia jonë fillimisht ishte normale, por me kalimin e kohës, ajo pasoi me me mosmarrëveshje që startonin nga xhelozia”, – ankohet më tej në policinë e kryeqytetit këngëtarja.

Referuar denoncimit të këngëtares, në vitin 2018, kosovari nisi dhunën fizike.

“Dhuna u bë prezente për shkak se unë jam këngëtare dhe për shkak të xhelozisë T. F., nuk më lejonte të këndoja në Kosovë. Në vitin 2018 u detyrova të kthehem në Tiranë”, – vijon ajo.

Por pavarësisht këtij vendimi që do të thoshte ndarje e çiftit, në dhjetor 2018 këngëtarja shprehet se u dhunua deri aty sa 34-vjeçari nuk kurseu as grushtet në fytyrë.

“Në vitin 2019, në prani të nënës time ai ushtroi dhunë fizike dhe më ofendoi”. Por me kalimin e kohës, këngëtarja vendosi që të rikthehej tek i dashuri i martuar, duke e vazhduar lidhjen në 2020-ën.

Lexo edhe :  Basha: Meta shkatërroi fushatën elektorale me qëndrimet e tij. Pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës” jo si president, por si politikan!
Powered by Inline Related Posts

“U takuam me njëri-tjetrin në qytetin e Tiranës dhe marrëdhënia vazhdoi në Shqipëri. Por ai nuk më lejonte të dilja me shoqërinë dhe më fyente vazhdimisht me fjalor të ndyrë”, – kujton e reja, që është e njohur për publikun shqiptar.

Lidhja e tyre ka vijuar me ulje e ngritje, herë me ndarje, kur burri i martuar kthehej tek familja, e herë me pajtim.

“Erdhi në shtëpinë time dhe më kërkoi të vazhdonim së bashku. Por kisha vendosur ta mbyllja historinë. Ai vazhdoi me kërcënime dhe fyerje në adresën time dhe kjo ndodhi sapo ai mësoi që unë i isha kthyer punës si këngëtare. Në mënyrë të përsëritur më shqetëson me telefonata dhe insiston që lidhja jonë të vijojë, ndërkohë që unë nuk dëshiroj më të jem me të”.

E reja kujton se ankthi prej kërcënimeve të ish të dashurit, iu bë pjesë e përditshmërisë.

“Më fyen në prani të familjarëve të mi, më kanos dhe më kërcënon. Skenat e dhunës i ka parë edhe mamaja ime dhe mesazhet kërcënuese ai ua dërgon edhe prindërve të mi”, – denoncoi këngëtarja.

Në tentativë për të realizuar një ndarje normale, e reja kujton se duroi për disa vite, megjithëse ish i dashuri i saj nuk heq dorë prej saj dhe kërkon që të vijojnë marrëdhënien me këto kushte.

Pas kësaj ankese në polici, shtetasi kosovar, sipas policisë, u arrestua, por më pas u la nën masën e detyrimit me paraqitje.

Kallëzuesja lëshoi një deklaratë noteriale numër 5864 të firmosur para një notereje, ku evidentohet se i dyshuari nuk e ka bezdisur më dhe se nuk kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin.

“Këngëtarja thotë se ajo është dakord që ish i dashuri mos të procedohet penalisht, por duke lënë në fuqi vetëm urdhrin e mbrojtjes”, – citohet në shkresa.

Lexo edhe :  “Evropa të zgjerohet nëse do të kapërcejë krizën”/ Romano Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit
Powered by Inline Related Posts

Pavarësisht kësaj, të hënën e parë të çdo muaji i riu është urdhëruar të paraqitet në orën 10 para policisë gjyqësore.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Gruaja e ish efektivit të RENEA-s që u kap me snajper e pistoleta, është agjente në Policinë e Tiranës

Next Post

Sherr në Dhërmi/ Babë e bir dhunojnë 3 pushuesit nga Tirana

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Sherr në Dhërmi/ Babë e bir dhunojnë 3 pushuesit nga Tirana

Sherr në Dhërmi/ Babë e bir dhunojnë 3 pushuesit nga Tirana

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

3 months ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 months ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 months ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 months ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !