Tuesday, May 24, 2022
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja si anëtari i ri i Kushtetueses Sandër Beci i kalonte në provim studentet në Shkodër

2022/03/23
A A
Ja si anëtari i ri i Kushtetueses Sandër Beci i kalonte në provim studentet në Shkodër
Share on FacebookShare on Twitter

Njerëzit në krye të kupolës së drejtësisë së re, duket se janë po aq të përlyer sa ata që u shkarkuan nga Vetingu.

Krahas ish anëtarit të KPA Luan Daci, i cili u dënua për falsifikim dokumentesh, një tjetër anëtar i Vetingut është hetuar për akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Ai është Roland Ilia, i cili rezulton në një dosje penale të prokurorisë së Shkodrës, ku është marrë nën hetim nga prokuroria për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Bëhet fjalë për dosjen me nr. 964, të vitit 2016 ku gjatë një hetimi proaktiv, në lidhje me këtë procedim, duke përfshirë përgjimet të bisedave telefonike dhe vëzhgime në terren nga policia, janë marrë nën hetim 19 persona, ku 12 prej të cilëve në 2016 është vendosur njoftimi i akuzës nga ana e Prokurorisë Shkodër.

Nën hetim janë marrë edhe pedagogët Merita Hysa, Mimoza Priku, Renato Trushi, Eduard Ndreca aktualisht Kryetar i Këshillit Qarkut Lezhë, si dhe Sandër Beci, i cili sapo është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Këta persona dyshoheshin se kanë kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas dosjes hetimore për korrupsionin Universitetin e Shkodrës, në 7 Shtator 2016 është nxjerrë një vendim i gjykatës për kontrollin e vendeve dhe konkretisht, për kontrollin në departamentin e të Drejtës Civile dhe vendim për sekuestrimin e provave materiale.

Objekt i sekuestros dhe i kontrollit ishin fletoret e provimeve dhe proceverbalet e tyre për sezonet e vitit 2016.

Në dosje thuhet se Roland Ilia, nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e provimeve. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, Roland Ilia ka deklaruar se nuk ka qenë në zyrë nga fundi i korrikut dhe deri më datë 07 shtator 2016.

Sipas tij, fletoret e provimeve nuk kanë qenë në vendin ku ai i kishte lënë, pasi çelësin e raftit e kishin shumë persona.
Për këtë arsye ai nuk e ka ditur se ku ndodheshin këto fletore. Këtë dëshmi, prokurorja Esmeralda Ndoci e ka marrë të mirëqenë dhe në datën 17 shkurt 2017 ka vendosur të pushojë akuzën për Roland Ilia, që në atë periudhë ishte pedagog në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Shkodrës.

Në këtë dosje, tashmë të pushuar, ka qenë dhe Sandër Beci, ish anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Prokuroria thotë se ka pasur dyshime se Sandër Beci, në cilësinë e pedagogut në Shkodër, ka marrë para për të kaluar shtetasen D. K.

Në dosje thuhet se Sandër Beci ka pasur takime të shpeshta me N. D., i dyshuar si sekser, dhe ky i fundit me D.K.

Më tej, në dosjen e prokurorisë së Shkodrës thuhet se: “…në datën 30 qershor 2016 Sandër Beci, telefonohet nga H. Beci, ku e lënë të takohen poshtë shtëpisë. Në 1 qershor 2016 ora 15:38, H. Beci, i dërgon mesazh dhe i thotë:“…për kujtesë quhet K.F., pasi në atë grup ka dy Klaudia…”.

Tek provimi i datës 21 qershor 2016 në të drejtën procedurale Civile K.F., ka marrë notën 5, me pedagogë Sandër Becin dhe I. Duhanxhi…”.

Pavarësisht këtyre rrethanave, prokuroria në vendimin e pushimit thotë se nga provat e mbledhura gjatë hetimit, nuk u bë e mundur të arrihej në një dyshim të arsyeshëm se Sandër Beci ka marrë para në këmbim të marrjes së një note kaluese për studentët.

Lexo edhe :  Komisioni i Rithemelimit i la 5 janarin afatin e fundit për tu larguar, Basha:Nuk na plas për…
Powered by Inline Related Posts
Tags: KushtetueseParaProvimeSander BeciShkoderStudente
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

‘Fatura e bixhozit, Shqipëria në horror energjetik, më keq se në 2001’

Next Post

Sakrifica e paçmueshme e zjarrfikses së Gramshit, punonjësit mes jetës dhe vdekjes në luftë me flakët

Related Posts

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj
Kryesore

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

05/18/2022
Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje
Aktualitet

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

05/12/2022
Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)
Aktualitet

Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

05/12/2022
La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe
Kronike

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

05/06/2022
Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin
Kronike

Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin

05/05/2022
Media gjermane për mafian shqiptare: Drogë, armë, brutalitet dhe vrasje për nder
Kronike

Media gjermane për mafian shqiptare: Drogë, armë, brutalitet dhe vrasje për nder

05/04/2022
Load More
Next Post
Sakrifica e paçmueshme e zjarrfikses së Gramshit, punonjësit mes jetës dhe vdekjes në luftë me flakët

Sakrifica e paçmueshme e zjarrfikses së Gramshit, punonjësit mes jetës dhe vdekjes në luftë me flakët

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

6 days ago
Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

2 weeks ago
Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

2 weeks ago
La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

daynewsalbania@gmail.com
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !