Thursday, June 8, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja pse stani i drogës Ora News sulmon prokurorin Sokol Malajn, KLSH-në, AKSHI-n e Veliajn, gjobat dhe pazaret e bosit non grata të heroinës Ylli Ndroqi që vijon të fshihet pas medias së konfiskuar si aset kriminal

2023/01/15
A A

Share on FacebookShare on Twitter

Në 19 dhjetor 2022, Ora News që është konfiskuar nga shtetit si aset kriminal, nisi të sulmonte prokurorin e Tiranës, Sokol Malajn. Televizioni i konfiskuar me vendim gjykate, por që çuditërisht vijon të përdoret nga Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) për interesat e tij kriminale, shtronte pyetjen se pse po vononte Vetingu për Sokol Malajn.

Po pse Ylli Ndroqit i ‘digjte barku’ vallë për vonesën e Vetingut pikërisht për Sokol Malajn, kur në fakt janë rreth 200 prokurorë dhe gjyqtarë që presin të dalin para Vetingut? Për interes publik, për të luftuar korrupsionin apo për hallet e tij?

Prapaskena bëri një verifikim të vendimeve të prokurorit Sokol Malaj gjatë muajve të fundit. Ndër të tjera, Malaj kishte vendosur rrëzimin e një kallëzimi penal të Ylli Ndroqiit kundër ekspertëve të drejtësisë, të cilët kishin certifikuar mbi 20 pasuri të Ylli Ndroqi si pasuri të pajustifikuara me burime të ligjshme, pra pasuritë ishin produkt i aktivitetit kriminal të Ndroqit si trafikant ndërkombëtar droge.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Ekspertët që nuk pranuan të korruptoheshin nga Ndroqi me para të pista në këmbim të pastrimit të pasurisë së tij nga njollat e drogës, u kallëzuan penalisht. Sokol Malaj vendosi mosfillim të procedimit penal të ekspertëve, pasi ekspertiza e tyre ishte certifikuar me vendime gjykate.

Në shenjë hakmarrje, Ylli Ndroqi nisi sulmin me dyfekun e tij mediatik të drogës ndaj prokurorit. Është një rast tipik që SPAK duhet të nisë hetimet për shantazh dhe ndikim të paligjshëm nga një grup kriminal i kamufluar si media.

Rasti me KLSH-në

Deri në tetor 2022, Ora News i lëpihej dhe i bënte fresk KLSH-së me lajme dhe kronika, ku vinte në pah veprimtarinë auditiese të KLSH-së, konstatimin e abuzimeve me paratë dhe pasuritë publike etj.

Lexo edhe :  Plagosje me thikë në Sarandë, i riu mbërrin me plagë të shumta ne spital
Powered by Inline Related Posts

Pati një heshtje disajavore dhe më pas një sulm vulgar me lajme dhe kronika aq mediokre, saqë asnjë gazetar që i ka mbetur në stanin e drogës, nuk merrte përsipër t’i vinte emrin sepse i vinte turp.

Çfarë ndodhi që deri në tetor 2022 Ylli Ndroqi ishte gati të fshinte edhe pluhurin e xhamave të KLSH-së me kronika lëpirëse dhe pas 3 nëntorit 2022 i lëshoi mikrofonët e fundit që i kanë mbetur, gjoja sikur po luftonte korrupsionin?

Një trafikant droge, me dy emra, në listën e zezë të SHBA dhe me pasuri të konfiskuara, do të bëjë shantazh me gazetari!

Kanë ndodhur dy gjëra.

Në 3 nëntor 2022, Gjykata e Posaçme i konfiskoi Ylli Ndroqit pasuritë. Ndroqi mendonte se duke iu lëpirë KLSH-së, ky institucion do t’i shpëtonte ndonjë pasuri nga konfiskimi. Një marrëzi e paprecedentë dhe e paimagjinueshme.

Së dyti, KLSH-ja ka refuzuar prerë kërkesat korruptive të Ylli Ndroqit, i cili duke u paraqitur si ushtar i Ilir Metës, mendonte se do të përdorte institucionin shtetëror për të vendosur gjoba.

Dhe meqë jemi tek KLSH, Ylli drogës nuk do të mundë kurrë t’i vendosë gjobë KLSH-së dhe as ta përdorë për gjoba. Le t’i rikthehet edhe një herë fallit me letra, nuskave dhe si shofer i kamioni, por KLSH-së kurrë nuk do të arrijë t’i vendosë gjobë. As ai dhe as miku i tij pas kuintave.

Rasti me AKSHI-n

Ditët e fundit, Ylli Ndroqi po sulmon me kronika banale AKSHI-n dhe kompaninë Spot Communicatiuons’ të  Theodhoro Çamit, duke ngritur si shqetësim reklamimin e portalit e-Albania dhe dështimin para sulmeve kibernetike.

Po pse vërtetë mund të shqetësohet një stan droge për sigurinë kibernetike?

Lexo edhe :  “Karteli i naftës në Shqipëri”/ Erion Braçe reagon pas Shoqatës së Hidrokarbureve dhe tregon “disa të vërteta”
Powered by Inline Related Posts

Halli i Ndroqit nuk është siguria kibernetike, por të marrë reklamimin e portalit e-Albania. Përdor TV e konfiskuar për të vendosur gjobë, pra për të marrë reklamë.

Kemi të bëjmë me shantazh banal dhe të lexueshëm për palçkë.

Rasti Veliaj

Mandatin e parë të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Ylli Ndroqi ishte një nga klientët kryesorë të Veliajt. Ndroqi merrte leje ndërtimi dhe ua shiste biznesmenëve të ndryshëm.

Ishte më shumë se sa sekser. Nën patronazhimin e bosit të tij Ilir Meta, Ndroqi kishte hyrë si zyrë tarifash korruptive mes Bashkisë së Tiranës dhe palëve të treta.

Një pjesë e lejeve të ndërtimit dhe tenderave të Bashkisë Tiranë i ndante trafikati i drogës Ylli Ndroqi.

Nga ana tjetër, stani mediatik i drogës dhe i parave të pista Ora News komandohej me pult nga zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Kur Edi Rama largoi Ilir Metën nga pushteti, Veliaj dhe kompanitë private e panë të panevojshme që në mes të mbanin ‘taksën’ Ylli Ndroqi.

Kur Ylli Ndroqi e pa veten jashtë sofrës së Bashkisë së Tiranës, nisi të ‘luftonte korrupsionin’ në Bashkinë e Tiranës.

Mesazhet private me Veliaj që publikoi Ndroqi, një akt i ulët, nuk ishin gjë tjetër veçse tregonin prishjen në pazare.

“Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit & u shërbej veç atyre!’, shkruante Veliaj.

Kulmi i hipokrizisë arriti kur Ndroqi futi në lojë edhe emra gazetarësh, duke e kamufluar prishjen në pazare me Veliajn, me gjoja mbrojtjen e gazetarëve të tij, të cilët i ka përdorur brutalisht për interesat financiare private.

Lexo edhe :  Ukraina bëhet gati për luftë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin
Powered by Inline Related Posts

Janë thjeshtë disa shembujt e fundit se si një trafikant ndërkombëtar droge ka përdorur në mënyrë të paskrupullt një media, jo vetëm për t’i shpëtuar veprimit të ligjit, por për shantazh dhe gjobëvënie ndaj zyrtarëve të shtetit, prokurorëve dhe gjyqtarëve, biznesmenëve të ndryshëm dhe ndaj çdo subjekti që e ka menduar se mund të zhvatë diçka.

Prapaskena ka indentifikuar deri tani 79 raste kur Ora News është përdorur nga Ylli Ndroqi për shantazh kundër institucioneve, zyrtarëve të shtetit, kompanive dhe individëve për t’i zhvatur. Vijon… Prapaskena

Tags: AkshiFallxhorGjobaKLSHNon grataNuskaOra NewsShantazh dhe PazareSokol MalajYlli Ndroqi
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Një kartel droge dhe lidhjesh me terrorizmin po i bën shantazh KLSH-së, një dosje e re po përgatitet për në SPAK, implikime nga rrjeta e call centerave deri tel El Chapo

Next Post

Nën monitorim kur marrin paratë cash nga Ylli i drogës, gazetarët braktisin Ora News, refuzojnë të bëhen bashkëpuntorë në krimet e Xhemail Pasmaçiut

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Nën monitorim kur marrin paratë cash nga Ylli i drogës, gazetarët braktisin Ora News, refuzojnë të bëhen bashkëpuntorë në krimet e Xhemail Pasmaçiut

Nën monitorim kur marrin paratë cash nga Ylli i drogës, gazetarët braktisin Ora News, refuzojnë të bëhen bashkëpuntorë në krimet e Xhemail Pasmaçiut

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

3 months ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 months ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 months ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 months ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !