Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë “ Lirë”, ku është shprehur se Bash aka përfitime të nëndheshme nga marrëveshja me Edi Ramën.
Ai ftoi gazetarët të investigojnë dhe do ta shohin se për çfarë e ka fjalën, teksa shtoi se është plot me energji për t’iu futur sërish luftës për të shpëtuar Partinë Demokratike.
Aksioni im kundër Lulzim Bashës, është rivendosja e debatit mes anëtarëve të PD-së, për mënyrën se si Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë e rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë verpim, me një akt pabesie synonte të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. Kam patur dyshime për marrëveshje Rama-Basha edhe më herët. Luli bashkërendoi forcat me Edi Ramën kudnër Sali Berishës. Çfarë përfiton Luli? Ka përfitime të nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe ta shikoni.
E kam të plotë energjinë që t’i futem luftës për shpëtimin e Partisë Demokratike. PD është pasuri e jashtëzakonshme kombëtare.
Discussion about this post