Vrasësit e arkitektit të njohur italian Roberto Mottura janë kapur. Mediat italiane thonë se autorët e dyshuar janë tre shtetas me origjinë shqiptarë, të cilët kanë hyrë në shtëpinë e Motturas për të grabitur, dhe pas rezistencës së këtij të fundit, e kanë vrarë.
Arkitekti 50 vjeçar u sulmua gjatë një grabitjeje, e cila ndodhi qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, në zonën e Torinos. Të dyshuarit janë me origjinë shqiptare dhe akuzohen se kanë hyrë në shtëpinë ku Mottura jetonte me gruan dhe djalin e tij 12-vjeçar, natën e 9 qershorit të kaluar.
Arkitekti ka vdekur pas një plage në bark: ai ishte përpjekur të parandalonte vjedhjen pasi alarmi kishte rënë në shtëpi, por pa sukses.
“Unë me të vërtetë shpresoj se kjo histori ka ardhur në një pikë kthese. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne”, ka thënë vëllai i viktimës, Enrico Mottura.
Discussion about this post