Tuesday, March 21, 2023
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Haxhiymeri: Çmimet e nënprodukteve të grurit do të vazhdojnë rritjen, makaronat më shumë

2021/09/26
A A
Haxhiymeri: Çmimet e nënprodukteve të grurit do të vazhdojnë rritjen, makaronat më shumë
Share on FacebookShare on Twitter

Flet Adi Haxhiymeri, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit

“Çmimet e nënprodukteve të grurit do të vijojnë të rriten”

Duhet të mësohemi, që të paktën në vitet e ardhshme, çmimet do të shënojnë rritje. Kjo rritje fatkeqësisht, nuk është vetëm në artikullin e ndjeshëm siç është mielli, por edhe në të gjitha produktet e tjera. Dhe çmimi i bukës, ndikohet jo vetëm nga çmimi i miellit, por edhe përbërësit e tjerë si çmimi i vajit, ambalazhet. Të gjitha këto bashkë, kanë efektet e veta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Prej disa javësh, disa biznese në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë. Arsyeja kryesore raportohet të jetë rritja e çmimit të miellit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht. Sipas kreut të Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, z. Adi Haxhiymeri, një rol të rëndësishëm ka luajtur rritja e çmimit të grurit në bursë

Cilat janë arsyet që kanë nxitur rritjen e çmimit të bukës në vend?

Që të mos flas specifikisht vetëm për rritjen e çmimit të bukës, duke qenë se është një biznes që nuk e zotëroj, por në një analizë më të gjerë, një nga arsyet mbetet rritja e çmimit të grurit në bursa ndërkombëtare. Dihet që Shqipëria është e varur tërësisht nga furnizimi i importit, vetëm një sasi fare e vogël prodhohet në tregun tonë. Ndaj, automatikisht me lëvizjen e çmimit të bursës, lëviz e çmimi i miellit.

Çmimi i grurit vazhdon të rritet prej kohësh, ne e kemi theksuar. Duke iu referuar shifrave, po të marrim tetorin e vitit të kaluar, çmimi i grurit ishte 240 dollarë/ton, ndërsa aktualisht po merret me 350 dollarë/ton. Kjo është një rritje shumë e madhe. Rritjen fillestare e ka pasur në fund të vitit të kaluar, në periudhën dhjetor-janar, por kjo u reflektua shumë pak në rritjen e çmimit të miellit për arsye se, rezervat ishin më të mëdha, konkurrenca sigurisht luan rolin e vet, çmimi i miellit u rrit shumë pak dhe nuk pati nevojë të reflektohej në çmimin e bukës. Aktualisht, rritja ndodhi pikërisht në momentin kur mbaruan korrjet.

Cilët janë arsyet e rritjes të çmimit të grurit në bursa?

Kompanitë, kudo në botë, kanë minimumin e rezervave, për arsye se, bëhen gati për furnizimet e reja dhe kjo është një logjikë që ndiqet çdo vit. Mirëpo, sivjet, për arsye të faktorëve klimatikë, nxehtësisë së madhe, vendet kryesore që eksportojnë grurë në botë – Rusia, SHBA, Kanada, Australia – patën shumë probleme në drejtim të prodhimit të grurit.

Lexo edhe :  Rama ironizon opozitën nga Laçi: Ne ju dhurojmë banesa, PD vetëm brava. Kjo që po bëjmë këtu është shembulli që…
Powered by Inline Related Posts

Vetëm tre shtetet e para të përmendura kanë një rezultat minimal, me rreth 20 milionë tonë grurë më pak. Kësaj situate, po t’i shtojmë dhe deficite të tjera që patën shtete si Gjermania, Franca, që patën probleme edhe me përmbytjet, përveçse me thatësirën, kjo nisi të ndihet jashtëzakonisht shumë. Kërkesa për grurë nga viti në vit, vjen duke u rritur. Jo vetëm për grurë, Kina është një ndër shtetet që ka nisur të shtojë nga viti në vit sasitë e grurit, misrit, sojën etj. Të gjithë këta faktorë krijuan një deficit në bilancin e përgjithshëm të prodhimit të grurit, dhe automatikisht çmimi i grurit u rrit lart. Rritja e dytë ishte rreth 10% dhe ajo u reflektua e njëjtë edhe në Shqipëri, me rritjen e çmimit të miellit.

A pritet të ketë dhe rritje të çmimeve te nënproduktet e grurit?

Duhet të mësohemi, që të paktën në vitet e ardhshme, çmimet do të shënojnë rritje. Kjo rritje fatkeqësisht, nuk është vetëm në artikullin e ndjeshëm siç është mielli, por edhe në të gjitha produktet e tjera. Dhe çmimi i bukës, ndikohet jo vetëm nga çmimi i miellit, por edhe përbërësit e tjerë si çmimi i vajit, ambalazhet. Të gjitha këto bashkë, kanë efektet e veta.

Gjithsesi, baza mbetet problemi i rritjes së miellit, që deri më tani është 10%. Për sa i përket së ardhmes, për momentin, të gjitha kontratat që vijnë, nuk kanë ulje çmimesh, por qëndrojnë në rritjen që sapo përmenda. Konkretisht, ndodhi edhe rritja artificiale e politikave të shteteve që eksportojnë grurë. P.sh., po marrim rastin e Rusisë, vazhdimisht, çdo muaj, rrisin taksën e eksportit. N.q.s. kjo taksë ka qenë në muajin gusht 26 dollarë/ton, sot është 53 dollarë/ton. Kjo rritje bëhet në mënyrë që të frenojnë eksportin masiv të grurit, që të mos kenë probleme furnizimi në tregun e brendshëm, të mos krijohen tensione të cilat janë krijuar në të gjithë vendet e botës.

Problemi i grurit nuk është thjesht në grurin e butë, i cili përdoret për produkte që lidhen me bukën ose byrekun/picën etj. Rritje absurde ka pasur edhe gruri i fortë, është rritur si asnjëherë tjetër 100%. Kjo erdhi sepse shtete që eksportojnë grurin e fortë, si Kanadaja, kanë prodhuar më pak. P.sh. nga 6.5 milionë tonë/vit, ka prodhuar gjysmën. Gjithashtu, Franca ka prodhuar 40% më pak. Problemet që patën, u reflektuan në prodhimin e makaronave, një ndër shtetet i cili po e vuan më shumë është Italia, si prodhues dhe eksportuesi më i madh në botë i makaronave. Edhe makaronat do të shënojnë rritje graduale të çmimit në vijim. Sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më i lartë do të jetë çmimi.

Lexo edhe :  Manastirliu: Mbërritën 31 mijë e 590 doza Pfizer, në total mbi 2 milion
Powered by Inline Related Posts

A ka pasoja në treg nga importet e miellit pa standarde, shqetësim të cilin ju e keni ngritur më parë?

Ky është një problem prej dekadash në Shqipëri, por në dijeninë time është forcuar më tepër kontrolli në pikat doganore, nuk ka informacione të fundit në këtë drejtim që sinjalizon ndonjë problematikë aktuale. Duhet thënë se kriza e këtij produkti është kudo, jo vetëm në Shqipëri. Rritja e çmimit të bukës ka ndodhur jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në të gjitha shtetet importuese të këtij produkti.

Zoti Haxhiymeri, çfarë masash duhen marrë nga qeveria shqiptare për ta bërë industrinë më konkurruese?

Është shumë e lehtë të japësh mendim për këtë gjë. Mendoj se masa që kanë efekt në buxhetin e shtetit, është e vështirë t’i marrësh në këtë moment, sepse jemi në fund të vitit. Mund të parashikohet diçka në buxhetin e vitit të ardhshëm, ku me rastin e fiskalizimit mendoj se do të ketë rritje të ardhurash vendi, n.q.s. do të realizohet siç duhet.

Ndaj, në këtë drejtim, duke pasur parasysh që mund të kemi rritje të ardhurash, mund të bëhet një diferencim në lëndët e para të artikujve të shportës. Sepse mbajtja 20% e TVSh-së, për të gjitha llojet e produkteve, edhe për lëndët e para, edhe për produkte jo të domosdoshme për jetesën e njerëzve, krijon problem. Por ky është problem më i gjerë, ne e kemi ngritur si shqetësim edhe në takime me palë si FMN-ja. Mendoj se ka rëndësi shumë sasia e taksave që një shtet mbledh në raport me PBB-në e vet, pra sa më e lartë përqindja e taksave në PBB e një shteti, aq më të ulëta logjikisht janë taksat.

Megjithatë, në rastin tonë, shteti duhet të fillojë ta programojë gradualisht, sidomos për vitin e ardhshëm, meqenëse mendohet se do jetë një vit i vështirë, sepse rritjet do të jenë kudo. Mundet që të nisë të konsiderojë uljen e taksës për lëndën e parë konkretisht grurin. Shtetet e rajonit e kanë me 4-6%, ka shtete edhe më pak. Ne e kemi 20% që është një taksë relativisht e lartë për një produkt të tillë.

Lexo edhe :  Tensionet në Veri/ Rama mban qëndrim: E drejta është me Kosovën dhe pikë!
Powered by Inline Related Posts

Disa furra rritën çmimin me 10 lekë; Paralajmërohet rritje në të gjithë tregun, nëse shtrenjtimi i miellit nuk ndalet

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, thanë për “Monitor” më herët se rritja e çmimit me 10 lekë prej dy javësh ka qenë individuale. Nëse rritja e çmimit të miellit do të vazhdojë, shtrenjtimi i bukës në të gjithë tregun është i pashmangshëm. “Nga disa operatorë në treg ka pasur rritje të çmimit të bukës me 10 lekë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të miellit me 5 lekë/kg, rritjes së çmimit të vajit, margarinës. Rritja ka qenë individuale, për shkak edhe të qirasë apo kredisë që mund të kenë prodhuesit e bukës.

Vështirësi janë krijuar edhe nga mungesa e punonjësve, që shumë prej tyre po emigrojnë, pasi kërkojnë paga të larta. Ende nuk ka rritje të çmimit të bukës nga të gjithë operatorët. Të tjerë janë përpjekur që të amortizojnë koston e lartë, por gradualisht rritja për 10 lekë për bukë pritet të nisë në të gjithë tregun, nëse do të vijohet me rritje të çmimit të grurit”, pohuan anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës.

Makaronat këtë vit do të kenë shtrenjtimin më të lartë

Çmimi më i lartë te produktet e brumërave këtë vit pritet të jetë te makaronat. Arsyeja është dyfishimi i çmimit të grurit të fortë për prodhimin e makaronave. Vjet në vend, pas hapjes së ekonomisë, konsumi më i lartë ndër produktet e shportës ishte për makaronat. Në muajt e verës të vitit të kaluar, konsumi i makaronave u rrit 79% më shumë se në 2019-n, sipas drejtoreshës së financës, në kompaninë e tregtimit të produkteve ushqimore, “Teuta”, znj. Junis Uruçi. Përfaqësuesja e kompanisë “Teuta” pohoi më herët për “Monitor” se rritje të lartë të konsumit në verën e 2020 pati edhe për drithërat e shëndetshme, me 74% më shumë se në 2019.

ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Historia e një kampioni !

Next Post

Kur “vret” babën !

Related Posts

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli
Aktualitet

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

03/19/2023
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh
Kryesore

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

02/27/2023
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan
Kronike

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

02/27/2023
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima
Kronike

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

02/26/2023
Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV
Kryesore

Ky është burri i Oltës që është gati të shpenzojë 1 milion euro për të fituar çmimin e madh të BBV

02/07/2023
Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj
Kryesore

Do pendohet me jete! Pasi Luani ia tha troc, ja ha kmarrja e shqiptareve qe po nis ndaj saj

02/04/2023
Load More
Next Post
Kur “vret” babën !

Kur “vret” babën !

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

Profilet e zeza të 3 batakçinjve të Vettingut në Drejtësi; Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli

2 days ago
S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

S’kanë fund debatet mes Kiarës dhe Luizit: Këtu s’ja vlen të lidhesh

3 weeks ago
Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

Polici i lidhur me bandat, Gjykata kalon për gjykim dosjen e ish-shefit të krimeve Elbasan

3 weeks ago
Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

Historiku i Fisit “Çapjave” dhe saga e përplasjeve të përgjakshme që shkaktoi dhjetëra viktima

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

[email protected]
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !

No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !