Monday, July 4, 2022
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyqtarja e videove të “Tik Tokut”, Enkeleda Kapedani ia hedh paq, do marrë edhe pagë

2022/01/17
A A
Gjyqtarja e videove të “Tik Tokut”, Enkeleda Kapedani ia hedh paq, do marrë edhe pagë
Share on FacebookShare on Twitter

Me siguri të gjithë e mbani mend gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila para disa muajsh u bë lajm kryesor në media për shkak të videove provokuese në Tik-Tok nga vendi i punës.

Që nga ajo kohë gjyqtarja Kapedani është pezualluar nga detyra, ndërkohë që sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e saj për një masë disiplinore më të butë teksa ka pranuar edhe shkeljen.

ILD vendosi të nënshkruajë një marrëveshje me Kapedanin, ku përfshihet masa disiplinore ““Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

NJOFTIMI I ILD:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pranon kërkesën e magjistrates E.K. për marrëveshje duke pranuar shkeljen disiplinore. Në kuadër të hetimit shtesë disiplinor, ILD ka pranuar kërkesën e magjistrates E.K. me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për arritjen e një marrëveshjeje, (bazuar në nenin 135, paragrafët 1- 4 të ligjit nr. 96/2016), duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë. Hetimi disiplinor ndaj magjistrates E.K., i realizuar në përputhje me afatin 3 ditor të pezullimit të magjistratit, nisi me iniciativë në Maj 2021 nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pas publikimit gjerësisht në media e rrjetet sociale, të disa videove, ku shfaqej magjistratja E.K., në ambientet ku ushtronte detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati. Më 07.06.2021 KLGJ pranoi kërkesën e ILD për pezullimin e magjistrates E.K. dhe kërkoi hetime shtesë lidhur me propozimin për shkarkim nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore.

Në kuadër të vijimit të hetimit disiplinor nga ILD, magjistratja E.K. depozitoi më 30.09.2021 pranë ILD-së, “Kërkesë për arritjen e marrëveshjes”, duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara:

Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj.

Magjistratja ka depozituar me shkrim dorëheqjen e saj nga pozicioni i Zëvendëskryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si shenjë reflektimi ndaj shkeljes disiplinore të kryer nga ana e saj.

Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologjik, familjar, mediatik dhe institucional, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij.

Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private.

Magjistratja ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD të mjeteve apo informacionit të nevojshëm.

Më dt.05.01.2022, ILD dhe magjistratja u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të pranimit, për caktimin ndaj magjistrates E.K. të masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “d”, neni 110 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 103, paragrafi 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shkelje të Kodit të Etikës Gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 171, datë 22.04.202: Seksionit “C” “Parimi i integritetit”, shkronja “a” dhe “b”, Seksioni “Ç” “Parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje”, pika 9, shkronja “c”.

Lexo edhe :  Meta në konferencë: E qartë si drita e diellit, Basha bojkotoi zgjedhjet e 13 tetorit 2019, bashkë me 4 anëtarët e Rilindjes në KQZ
Powered by Inline Related Posts
Tags: Enkeleda KapedaniGjyqtarja e ElbasanitILD
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

Nga sot hidhen në qarkullim dy kartëmonedhat e reja, ja si duken

Next Post

“Po të jetoja në shtëpi me Beatrix do t’i…”, Noizy befason me përgjigjen

Related Posts

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…
Aktualitet

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…

06/27/2022
90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën
Kronike

90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën

06/26/2022
Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz
Aktualitet

Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz

06/26/2022
Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore
Aktualitet

Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

06/26/2022
“Karteli i naftës në Shqipëri”/ Erion Braçe reagon pas Shoqatës së Hidrokarbureve dhe tregon “disa të vërteta”
Aktualitet

“Karteli i naftës në Shqipëri”/ Erion Braçe reagon pas Shoqatës së Hidrokarbureve dhe tregon “disa të vërteta”

06/02/2022
Shuhet mbreti i drogës, rivali më i madh i Pablo Escobarit vdes në burg
Bota

Shuhet mbreti i drogës, rivali më i madh i Pablo Escobarit vdes në burg

06/01/2022
Load More
Next Post
“Po të jetoja në shtëpi me Beatrix do t’i…”, Noizy befason me përgjigjen

“Po të jetoja në shtëpi me Beatrix do t’i…”, Noizy befason me përgjigjen

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…

“Nuk përjashtohet përfitimi i familjarëve të politikanëve”, investigimi mbi amnistinë fiskale: Do të zbatohet nga një grup i vogël…

7 days ago
90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën

90 mijë euro për “kokat” e tyre/ Hamdi Skuqi zbardh atentatin e dështuar ndaj Dumanit dhe vëllait të tij në 2020-tën

1 week ago
Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz

Merrni masat! Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, virusi krahasohet me “Vdekjen e Zezë” që vrau 75 milionë njerëz

1 week ago
Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

1 week ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

daynewsalbania@gmail.com
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !