Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, fatmirësisht pa marrë përmasa tragjike.
Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit.
Por më pas ai është rrëzuar aksidentalisht, ku tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post