SPAK thirri deputetin që denoncoi krimin me tenderët në Fier, por ka “harruar” autorin/ Prej 9 vitesh, kësaj firme me pronar Fredi Marra, i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare e pasuritë, si debitore në bankat për mashtrime me kreditë e ndaj subjekteve private me fajde; ndërsa prej 5 muajsh, kjo firmë tregtimi plehrash e lulesh, po përdoret si “kurban” nga oligarku Pëllumb Salillari e kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për të bërë punimet e paligjshme në zonën Lumas-Sinec me status “Monument Natyre”
Edhe pse prej 1 muaji, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, është me dosje penale në SPAK, për krime ekonomike-financiare me tenderët; ai nuk po heq dorë nga pazaret me biznese që kanë aktivitete e pronarë subjekte penale.
Pazar i tillë, është dhe tenderi me Nr. REF-02181-08-03-2021 e vlerë kontrate 100 milionë lekë, për rikonstruksion i rrugëve të brendshme në zonën Mbrostar, dhënë firmës “Fled Shpk” me pronar Fredi Marra e aktivitet grumbullim dhe shitje plehu e lulesh në Kuçovë.
Sipas dosjes që disponon “Pamfleti”, rezulton se firma “Fled Shpk” nuk duhet pranuar në tendera shtetërorë, mbasi prej 9 vitesh ka dy akte sekuestrimi të formës së prerë, që ligjërisht nuk e lejojnë të marrë fonde shteti, ose të kryejë punime si n/kontraktor në investime publike.
PENGESA E PARË LIGJORE/ Kryebashkiaku Armando Subashi, nuk duhej ta lejonte pjesëmarrjen në tender të firmës “Fled Shpk”; sepse me Urdhër Nr.11598 Prot., dhe dosje Nr.789, 794, 790 e 799, i është vënë masa e sekuestros 100% nga Zyra Përmbarimore “E.P.S.A shpk”; ende si debitor në banka e subjekte private, duke iu ndaluar tjetërsimi dhe përdorimi kapitaleve për aktivitet biznesi.
PENGESA E DYTË LIGJORE/ Kryebashkiaku Armando Subashi, nuk duhej ta lejonte pjesëmarrjen në tender të firmës “Fled Shpk”; sepse me Urdhër Nr. 7431 Prot. Nr. 799, Dosje nr. 84 të Zyrës Përmbarimore “E.P.S.A shpk”, i është vënë masa e sekuestros 100% nga Zyra Përmbarimore “E.P.S.A shpk”; dhe vazhdon të jetë ende debitor në banka e subjekte private, duke iu ndaluar tjetërsimi dhe përdorimi kapitaleve për aktivitet biznesi.
PENGESA E TRETË LIGJORE/ Me kallëzim penal të Studios Ligjore “Jurisprudenca”, firma “Fled shpk” dhe pronari i saj Fredi Alush Marra; janë në proces hetimi penal nga SPAK, për kryerje punimesh të paligjshme e shkatërrim prone publike në Kanionin Sinec të Lumasit-Kuçovë.
Pronari i kësaj firme, është kallëzuar, për këto dy vepra penale:
– Kryerje punimesh, si n/kontraktor i firmës “Salillari Shpk”, me letra tatimore false, paçka se është i sekuestruar në masën 100% dhe i ndalohet çdo lloj aktiviteti biznesi në shtet e privat.
– Kryebashkiaku Armando Subashi, nuk duhej ta lejonte në tender firmën “Fled Shpk” e aq më keq ta shpallte fitues; sepse sipas ligjit “Për prokurimet Publike”, personat e firmat që janë të dënuar apo janë proces hetimi penal, u ndalohet pjesëmarrja në tendera.
FAKT/ Për shkak se është në hetim penal e me sekuestro në fuqi, firma “Fled Shpk” nuk duhej lejuar të futej në tender, mbasi sipas QKB, ajo ka vetëm 8 milionë e 241 mijë lekë kapital total të bllokuara, ndërsa tenderi që i ka dhënë Armando Subashi është 100 milionë lekë./Pamfleti
Discussion about this post