Tuesday, May 24, 2022
Day News Albania
No Result
View All Result
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
Day News Albania
  • KREU
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Showbiz
  • Sport
  • Bota
    • Kosova
    • Rajoni
    • Diaspora
  • Shendeti
No Result
View All Result
Day News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

‘Fatura e bixhozit, Shqipëria në horror energjetik, më keq se në 2001’

2022/03/23
A A
‘Fatura e bixhozit, Shqipëria në horror energjetik, më keq se në 2001’
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomorri

Krizat energjetike shkaktojnë kosto të rënda financiare për ekonominë dhe buxhetin. Por ka një skenar kur ato kthehen në makth. Ajo është situata kur kërcënohet siguria e furnizimit me energji. Shqipëria tani ndodhet aty.

Sot kuota e ujit në liqenin e Fierzës ka rënë nën 259 metra. Mesatarja shumëvjeçare e këtij treguesi për muajin mars është 278 metra. Pra Fierza është gati 20 metër poshtë mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe dhe tani gjendet vetëm 7 metër nga pika e vdekjes, aty ku nuk mund të prodhojë dot me asnjë kilovat orë energji. Dhe përpara është vera, ku konsumi rritet ndërsa reshje nuk ka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, daynewsalbania.com

Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka patur vetëm një situatë kaq të rëndë energjetike. Diku nga viti 2001, Fierza ra në pikën e vdekjes. Qeveria nisi kufizimet masive të energjisë deri në 20 orë në ditë, të cilat zgjatën për disa muaj. Por tani menaxhimi do të jetë edhe më i vështirë. Në vitin 2001 Shqipëria konsumonte mesatarisht 12 milionë kilovat energji në ditë. Sot konsumon dyfishin e kësaj sasie.

Por pse Shqipëria mbërriti në këtë situatë? Gjithçka lidhet me menaxhimin e Kaskadës së Drinit. Në fillim të qershorit rezerva hidrike e Fierzës ishte në kuotën maksimale, plot 296.4 metër mbi nivelin e detit. Por në tremujorin e tretë të vitit, Fierza u menaxhua si nëndetëse dhe në shtator niveli ra në 271 metër.

Qeveria dhe KESH vendosën që të prodhonin maksimalisht në verën e kaluar duke e hedhur në erë rezervën hidrike të vendit me shpresën se në vjeshtë çmimet e energjisë në import do të uleshin. Por ndodhi e kundërta. Sikur kjo të mos mjaftonte, bixhozi është përsëritur dhe në tre muajt e parë të këtij viti. Në fund të dhjetorit Fierza ishte 275 metër dhe në më pak se tre muaj është ulur me 17 metër. Dy herë bixhoz, dy herë “all in” dhe tani vendi gjendet në situatë dramatike.

E kapur në panik, tani qeveria ka filluar të marrë vendime emergjence. Shumë shpejt, Këshilli i Ministrave do të miratojë një vendim që e kalon detyrimin për të importuar energji nga OSHEE tek KESH. Po kështu edhe detyrimi për të blerë energjinë e hidrocentraleve private. Me pak fjalë reformat e ndërmarra në 6 vjet tani po zhbëhen duke u kthyer mbrapsht.

Paralelisht KESH po negocion një kontratë me një kompani amerikane dhe italiane për TEC të lëvizshëm. Në Triport shumë shpejt do të mbërrijë një anije, e cila do të prodhojë energji me gjeneratorë, që furnizohen me naftë. Sipas marrëveshjes, anija do të prodhojë 100 mega energji në orë për të furnizuar jugun e vendit. Por kjo mund të jetë shumë pak për ta shpëtuar vendin.

Me rezervën aktuale hidrike, Shqipëria teorikisht ka vetëm një rrugë përpara. KESH duhet të mbyllë totalisht Fierzën dhe të importojë thuajse të gjithë sasinë e nevojshme për konsum. Me shumë gjasa, fondi 200 milionë dollarë do të shpenzohet për tre muaj dhe buxheti do detyrohet të japë të tjera para për të blerë energji.

Por shndërrimi i sektorit të energjisë në një risk madhor fiskal është vetëm gjysma e problemit. Gjysma tjetër lidhet me sigurinë teknike. Nëse Fierza vdes dhe Shqipëria detyrohet të importojë të gjithë sasinë nga jashtë, linjat e mbingarkuara me kapacitet të plotë janë në rrezik konstant avarish. Nëse njëra prej linjave pëson defekt, Shqipëria nuk ka mundësi të prodhojë nga vendi. Me pak fjalë sistemi bie.

Vendimi për të balancuar importin e energjisë me shfrytëzimin e rezervës vendase nuk ka qenë i lehtë. Me çmimet e energjisë në nivele maksimale që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, tundimi për të shfrytëzuar maksimalisht Fierzën ka qenë i madh. Por sido që te jetë një qeveri nuk mund të luajë kurrë bixhoz me sigurinë energjetike. Qeveria shqiptare e bëri. Tani fatura që do të paguajë vendi do të jetë shumë e rëndë dhe jo vetëm financiare.

Lexo edhe :  Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim i bimëve narkotike.
Powered by Inline Related Posts
Tags: Edi RamaKlodian Tomorrikriza energjitike
ShareTweetSendShareSend
Previous Post

“Waves”/ Armë zjarri dhe akuza për tentativë vrasje, tre të arrestuar në Vlorë, mes tyre një 21-vjeçar i shpallur në kërkim

Next Post

Ja si anëtari i ri i Kushtetueses Sandër Beci i kalonte në provim studentet në Shkodër

Related Posts

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj
Kryesore

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

05/18/2022
Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje
Aktualitet

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

05/12/2022
Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)
Aktualitet

Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

05/12/2022
La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe
Kronike

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

05/06/2022
Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin
Kronike

Vrasja e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedjas, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin të penduarin e SPAK që tregoi krimin

05/05/2022
Media gjermane për mafian shqiptare: Drogë, armë, brutalitet dhe vrasje për nder
Kronike

Media gjermane për mafian shqiptare: Drogë, armë, brutalitet dhe vrasje për nder

05/04/2022
Load More
Next Post
Ja si anëtari i ri i Kushtetueses Sandër Beci i kalonte në provim studentet në Shkodër

Ja si anëtari i ri i Kushtetueses Sandër Beci i kalonte në provim studentet në Shkodër

Discussion about this post

Itech Albania Itech Albania Itech Albania

Lajmet e fundit

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

Edi Rama të verifikojë ministrat, që me pagë 1300 USD kanë pasuri e jetë luksi sikur paguhen 1 milionë USD/muaj

6 days ago
Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Spartak Braho i ashpër ndaj kryeministrit: Të mbyllë gojën, kjo është lajthitje

2 weeks ago
Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

Hapet “Bypass-i” i Vlorës gjatë sezonit turistik (video)

2 weeks ago
La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

La Repubblica shkrim për mafien shqiptare në Itali, nga Arben Zogu “Mbreti i parë”, te Doriani nga Lezha dhe Elvis Demçe

3 weeks ago

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2022

02/01/2022
Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 31 janar 2022

01/31/2022
Facebook Twitter Youtube RSS
Day News Albania

Është një platformë mediatike online, e krijuar si një alternativë e re me një grup gazetarësh të rinj dhe shumë ambicioz për të qenë gjithmonë të parët për lajmin e fundit të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik !

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale :

Na kontaktoni :

daynewsalbania@gmail.com
Kliko për Subscribe!

© 2021 Copyrighted daynewsalbania.com . Të gjitha të drejtat të rezervuara !